Rajoni

Caroline luftoi 10 minuta për ajër derisa u“dorëzua”,pendohet bashkëshorti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:58 - 18/06/21 |
Opi Nion

Babis Anagnostopulos, pas disa kohë hetimesh ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij 20-vjeçare.

I penduar për atë që ka bërë, piloti grek, përmes avokatit të tij, është shprehur se kërkon që t’i jepet dënimi që meriton mbi ngjarjen e kryer.

Prej ditës së djeshme mediat e huaja kanë publikuar çdo informacion mbi ngjarjen e rënëdë.

Ndërkohë që të tjera detaje tragjike mësohen për fundit e të resë britanike që prej kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshortin.

Sipas analizës së kryer nga autoritetet, momentet e terrorit, të cilat çuan deri në vrasjen e vajzës së re, në shtëpinë e çiftit vijonë si më poshtë:

-Në orën 00:35, kamera në dhomën e ndenjes së shtëpisë së shtëpisë regjistron pamjet e fundit. Babis duket i ulur në divan duke përqafuar të bijën Lydia dhe duke shkruar me nervozizëm në celularin e tij.

-Ai shkëmben mesazhe me Caroline-n në papafingo. Marrëdhënia e çiftit praktikisht kishte marrë një kthesë për keq.

-Në 1:20 piloti heq kartën e memories nga kamerat e sigurisë. Për rreth dy orë e 40 minuta çifti mund të shihet nga mesazhet që shkëmbyen se po debatonin ashpër.

-Në orën 4:01 ora inteligjente e vajzës tregon stimulim intensiv të pulsit. Nga ai moment dhe për dhjetë minuta të tëra, e reja ka luftuar për ajër ndërsa bashkëshorti i mbyllte hundën dhe gojën derisa më në fund u dorëzua.

-Sipas orës inteligjente, në 4.11 të mëngjesit, zemra e Caroline pushoi së rrahuri./Opinion.al

Pas