Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çarku i Kushtetutës së Bujar Nishanit!

2017/03/19 at 9:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Çarku i Kushtetutës së Bujar Nishanit!

Nga Desada METAJ


 

Presidenti i Republikës i ka dhënë sot në mbrëmje përgjigje dilemës nëse do ta dekretonte ministrin e ri Fatmir Xhafa. Për herë të parë që kur është në këtë post e ndoshta dhe për herë të fundit Bujar Nishani ka ngjallur kuriozitet për daljen në një konferencë për shtyp, ndërsa gjatë ditës qarkulluan lajme se ai nuk do ta dekretonte ministrin e ri. Në fakt, me deklaratën e tij presidenti i përgënjeshtroi këto lajme duke e kaluar dekretin për zotin Xhafa me shpjegime që i dukeshin më shumë si ankesa për pafuqinë që posti presidencial ka në këto rast. Me fjali të dëgjuara për muaj me radhë për politizimin e policisë, kanabizimin apo përgjegjësinë që ka ministria e Brendshme në organizimin e zgjedhjeve, zoti Nishani dha mesazhin e qartë se nuk e mbështet mazhorancën aktuale edhe pse nuk pati guximin të bëjë të vetmin akt që do ta faktorizonte politikisht në kohën kur zgjedhja e Presidentit të ri është çështje javësh tashmë. Me një fjalim që dukej sikur kishte në sfond çadrën e protestës së PD-së, Bujar Nishani shprehu haptas dyshimet se policia mund të keqpërdoret nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve, duke harruar ndoshta që si President ai ka mekanizma ndoshta dhe më shumë se protesta e opozitës në mos për të shmangur, të paktën për të denoncuar me fakte këtë akt. Pafuqia e tij për të shmangur apo faktuar manipulimin e paralajmëruar të zgjedhjeve është ndoshta akti më i rëndë që mund t’i ndodhë Shqipërisë.

Justifikimi i tij se Kushtetuta nuk i jep tagrin të kthejë dekretin e Kryeministrit për ministrin e ri është kaq sterile dhe papeshë sa edhe orët e pritjes së vendimit të tij, që në fund të fundit mund të kishte kaluar dhe pa zhurmën që vetë zyrat e Presidencës projektuan për një mosdekretim të mundshëm.

Një kryetar shteti nuk mund të deklarojë se është i detyruar nga Kushtetuta të firmosë dekretin për një ministër që në bindjen e tij nuk e meriton të jetë i tillë. Dhe nëse vërtetë e respekton Kushtetutën e Shqipërisë kaq shumë duhet të respektojë dhe Kushtetutën e moralit të kreut të shtetit. Të largohet me nder nga një post që e detyron të firmosë vendime të cilat nuk i beson.

Presidenti i Republikës mund ta dekretonte Fatmir Xhafën pa qenë nevoja t’i tregonte shqiptarëve pafuqinë e tij përballë një kushtetute që të paktën muajin e fundit është cënuar haptas me shtyrjen e afateve për plotësimin e vendeve dhe kandidaturat për komisionet e Vetting-ut. Presidenti i Shqipërisë nuk është kritiku i qeverisë dhe ndarës i shqetësimit për krizën politike, pak a shumë të njëjtin shqetësim që dhe Gramoz Ruçi shfaqi në një takim dy ditë më parë. Edhe pse Kushtetuta e kufizon autoritetin mbi dekretet e Presidentit, edhe pse akti i tij i vetëm është që të zbatojë Kushtetutën, Presidenti i një vendi krizash si Shqipëria duhet të tregojë të paktën njëherë gjatë mandatit të tij se ndjeshmëritë e një pjese jo të vogël të shqiptarëve duhen respektuar po aq sa Kushtetuta dhe ligjet e mangëta që dhe pas 25 vitesh na ofrojnë ish hetues të komunizmit si drejtues të lartë të shtetit.

Në nderin e nje Presidenti të një vendi që nuk ka memorie dhe që i harron e ndërron shpesh xhelatët do të ishte të paktën transparenca për ato pak dëshmi rrënqethëse për ish hetuesin Fatmir Xhafa. Për 10 ditë ky institucion nuk paska mundur të sigurojë dokumentacion për zbardhjen e së vërtetës për të cilën vetë ministri i ri deri më sot vetëm ka heshtur. Në po kaq pak ditë presidenti dhe gjithë të tjerët janë informuar nga media për akuza të bëra publike nga njerëz konkretë që në mos të vërteta të paktën kanë për autorë njerëz të gjallë dhe të gatshëm për t’u përballur. Presidenti i Republikës nuk mund të shfaqet dhe të komentojë dëshmitë që kanë dhënë në media persona të caktuar, por duhet të marrë përsipër të vërtetojë dëshmitë apo të kundërtën kur bëhet fjalë për një akt të tillë si hetuesia gjatë regjimit komunist. Në po kaq ditë çdo institucion, ka heshtur duke e lënë të vërtetën fshehur në dosje që në vetëm pak minuta mund të zbardhin të vërtetën.

Por zoti Nishani ndoshta është kujtuar se kur ka qenë pjesë e mazhorancës Berisha ka bashkëpunuar me Fatmir Xhafajn për ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008, si President më tutje e ka mirëpritur si kryetar të reformës në drejtësi dhe tani ndoshta do të ishte vonë të kujtohej se zotëria në fjalë mund të kishte qenë dhe hetues.

Dhe në fakt ky do të ishte dhe justifikimi më i mirë dhe akti më i sinqertë i Presidentit për të dekretuar ministrin Xhafa pa u shfajësuar më kot para shqiptarëve. Sepse është shumë vonë ndoshta të kujtohesh sot se Parlamenti veç kriminelëve dhe trafikantëve ka dhe ish hetues apo bashkëpuntorë të Sigurimit famëkeq. Për të cilët nuk funksionon Vettingu i famshëm por vetëm kulisat politike, marrëveshjet dhe pazaret e fshehta të cilat i ulin dhe i ngrejnë sipas rastit nga karriget e pushtetit.  Ndaj Presidenti i Republikës sot më shumë se ka zbatuar Kushtetutën ka respektuar deri në fund qëndrimin që PD ka mbajtur ndaj zotit Xhafa për tërë këto vite bashkëpunim.

Me aktin  e tij të sotëm, Bujar Nishani ndoshta mund të pretendojë se ka shmangur dhe krizën politike që duket se e shqetëson presidentin  më shumë se deklarata e kryetarit të PD-së Basha se “Fatmir Xhafa do të kalojë mbi trupa më parë se të hyjë në godinën e ministrisë”. Me aktin e tij Presidenti i dha protestës së opozitës goditjen më të rëndë që prej 18 shkurtit. Por dhe më shumë se Basha dhe deklaratat e tij kërcënuese, tashmë fatin e Xhafës duket se e ka në dorë LSI, partia që për muaj me radhë akuzoi deri publikisht hartuesin e reformës në drejtësi për manipulime gjatë punës së komisionit për reformën në drejtësi, dhe që është “armik” edhe më shumë se Saimir Tahiri.

Ndoshta dhe për këtë topi i lojës u hodh në fushën e Parlamentit, atje ku numërimi i votave për ministrat e rinj do të shënojë ndoshta ndarjen finale ose dozën e fundit të oksigjenit që Ilir Meta do t’i japë një aleance të sëmurë që po rrënohet çdo ditë e më shumë nga virusi i ndarjes së pushtetit.

 

 

 

 

Etiketa: Carku i Kushtetutes se Bujar Nishanitdesada metaj


Ju sugjerojmë

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Bota

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

22 Dhjetor, 2025 4:03 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
Kryesore

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

22 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

22 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

22 Dhjetor, 2025 12:36 pm
Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës
Kronikë

Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës

22 Dhjetor, 2025 12:34 pm
PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

22 Dhjetor, 2025 11:58 am
Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave
Rajoni

Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave

22 Dhjetor, 2025 11:48 am
Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes
Aktualitet

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes

22 Dhjetor, 2025 11:19 am
Para
Zbardhet vrasja e Devollit/ Dha dëshmi të rreme për ngjarjen, arrestohet shoku i viktimës

Zbardhet vrasja e Devollit/ Dha dëshmi të rreme për ngjarjen, arrestohet shoku i viktimës

Diplomati amerikan në Fox News: Ja pse Shqipëria u mbush me drogë

Diplomati amerikan në Fox News: Ja pse Shqipëria u mbush me drogë

Verë “Firts Lady”/ Melani Trump hedh në gjyq bashkëkombasit e saj

Verë "Firts Lady"/ Melani Trump hedh në gjyq bashkëkombasit e saj
















TE FUNDIT

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
22 Dhjetor, 2025

Seanca e fundit e diskutimeve plenare për buxhetin e shtetit në Parlamentin turk u shënua nga tensione të larta dhe...

Lexo më shumë

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
22 Dhjetor, 2025

Kina do të vendosë tarifa të përkohshme prej 21.9% deri në 42.7% për disa produkte qumështi të importuara nga Bashkimi...

Lexo më shumë

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
22 Dhjetor, 2025

Pak orë para protestës së opozitës, pema e Krishtlindjeve para kryeministrisë është hequr. Nga pamjet vërehet pema e ngarkuar në...

Lexo më shumë

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
22 Dhjetor, 2025

Pak orë nga nisja e protestës para kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përveç thirrjes për qyetarët që të bashkohen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com