Nga Vlora, Presidenti Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme çarjen e rrugës në Borsh, pas reshjeve intensive të shiut një javë më parë.
Teksa ka uruar që qyteti i Vlorës të mos përmbytet më, kreu i shtetit është shprehur që faji për dëme të tilla është i kryeministrit Rama i cili zgjedh të puth në ballë pronarin e kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës dhe jo t’i kërkojë llogari.
“Kështu është kur ai që në vend t’i kërkojë llogari i puth në ballë ata që në vend t’i bëjnë rrugët siç duhet, i bëjnë ashtu siç i nxjerr shiu. Uroj të mos keni më përmbytje këtu në Vlorë”,- u shpreh Meta./Opinion.al