Ajo është një nga reperet më të njohura dhe më të pëlqyera për momentin në SHBA. Por me postimin e saj më të fundit Cardi B i ka trembur fansat e saj. Ajo ka shkruar në Twitter një postim ku ka shkruar: “Do doja të isha e vdekur”.
Në pak minuta duket se ajo u pendua dhe e ka fshirë atë çfarë kishte shkruar. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të, por në media aludohet se ajo do të ketë qenë e lodhur nga aktivitetet e shumta këtë periudhë.
Cardi B këto kohë ka qenë vazhdimisht prezente në koncerte të ndryshme dhe më i fundit ishte ai në Kaliforni. Sa i përket jetës private ajo është në një lidhje me Offset dhe së bashku kanë vogëlushen 1-vjeçare Kulture./Opinion.al/