Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Carbone: DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare për të…

2025/05/30 at 1:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Carbone: DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare për të…

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Gjeneral Lejtnant Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku u prit në një takim miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda.

Gjatë këtij takimi, të dy drejtuesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional mes Policisë së Shtetit, DIA-s dhe Policisë italiane.

Gjeneral Lejtnant Carbone çmoi rolin, profesionalizmin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe theksoi se ngritja dhe funksionimi i 14 skuadrave të përbashkëta hetimore, operacionet e suksesshme të përbashkëta, puna e përbashkët për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit, si dhe kapja e personave në kërkim ndërkombëtar janë dëshmi konkrete e këtij angazhimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda falënderoi Gjeneral Lejtnant Carbone, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Policisë italiane.

Ai theksoi se Policia e Shtetit sot është një institucion profesional, i besueshëm dhe partner i barabartë në bashkëpunimet rajonale dhe ndërkombëtare për sigurinë publike dhe luftën kundër krimit të organizuar me qëllim sundimin e ligjit.

Të dy drejtuesit vlerësuan gjithashtu kontributin e Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës italiane në Tiranë dhe të Zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri, për rolin e tyre në koordinimin dhe nxitjen e bashkëpunimit përmes Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Gjeneral Lejtnant Carbone dhe Drejtues Madhor Proda u dakordësuan që ky bashkëpunim model duhet të thellohet dhe të zgjerohet më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, kryesisht në shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, duke e konsideruar një shembull të shkëlqyer për t’u ndjekur.

Në përbërje të delegacionit italian ishin Drejtuesja e Lartë e Policisë italiane, znj. Lorena di Galante – zv.drejtore e DIA-s; Gjeneral Brigade Renzo Nisi – Komandant i Departamentit III të DIA-s; si dhe drejtues të tjerë të strukturave partnere të specializuara në hetimet antimafia.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni italian shoqërohet nga drejtues dhe ekspertë të Zyrës së Sigurisë pranë Ambasadës italiane dhe të Guardia di Finanza, të akredituar në vendin tonë.

Ju sugjerojmë

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Zelensky-Putinit: Nëse nuk dëshiron të takohesh me mua, më fto në Moskë

4 Shtator, 2025 8:27 pm
Shqipëria fiton, mposht Gjibraltarin me një penallti
Kryesore

Shqipëria fiton, mposht Gjibraltarin me një penallti

4 Shtator, 2025 8:00 pm
“Duhet ta kishim kuptuar rrezikun”, Merz: Të gjithë e kishin gabim për Putinin
Bota

“Duhet ta kishim kuptuar rrezikun”, Merz: Të gjithë e kishin gabim për Putinin

4 Shtator, 2025 7:42 pm
Rama publikon një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike: Ecim pa ndalim
Aktualitet

Rama publikon një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike: Ecim pa ndalim

4 Shtator, 2025 6:48 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

PD kërkoi mos-certifikimin e rezultatit, Kolegji Zgjedhor merr vendim për zgjedhjet

4 Shtator, 2025 6:23 pm
Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim
Bota

Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim

4 Shtator, 2025 5:34 pm
Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”
Aktualitet

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”

4 Shtator, 2025 4:22 pm
“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?
Bota

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?

4 Shtator, 2025 3:59 pm
Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës
Bota

Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës

4 Shtator, 2025 3:28 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Politikë

PD kundështon rezultatin e zgjedhjeve, zbulohet kërkesa e Kolegjit Zgjedhor

4 Shtator, 2025 2:59 pm
Para
Rritet hapësira publike në plazhe

Rritet hapësira publike në plazhe

Zyrtare/ Allegri rikthehet tek Milani, Igli Tare mbyll bisedimet në kohë rekord

Zyrtare/ Allegri rikthehet tek Milani, Igli Tare mbyll bisedimet në kohë rekord

Bulqizë/ Incident në një minierë, plagoset një 40-vjeçar

Bulqizë/ Incident në një minierë, plagoset një 40-vjeçar

TE FUNDIT

Zelensky-Putinit: Nëse nuk dëshiron të takohesh me mua, më fto në Moskë

Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
4 Shtator, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut rus, Vladimir Putin, për një takim të mundshëm mes...

Lexo më shumë

Shqipëria fiton, mposht Gjibraltarin me një penallti

Shqipëria fiton, mposht Gjibraltarin me një penallti
4 Shtator, 2025

Shqipëria ka fituar në miqësoren e luajtur përballë Gjibraltarit me rezultatin 0-1, falë një penalltie të Jasir Asanit. Sfida e...

Lexo më shumë

“Duhet ta kishim kuptuar rrezikun”, Merz: Të gjithë e kishin gabim për Putinin

“Duhet ta kishim kuptuar rrezikun”, Merz: Të gjithë e kishin gabim për Putinin
4 Shtator, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se të gjithë e kishin gabim për Putinin, në një intervistë me revistën franceze Paris...

Lexo më shumë

Rama publikon një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike: Ecim pa ndalim

Rama publikon një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike: Ecim pa ndalim
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Rama ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com