Si çdo të premte, “Zonë e lirë” ka filluar me batutat dhe të ftuarit e Arjan Çanit.
Por dicka i mungonte emisionit sonte, Sophie e famshme e Çanit. Ajo është zvendësuar nga një tjetër dhe këtë herë është një Sophie brune. Një ndryshim ky që nuk mund të anashkalohej pa u vënë re.
Javën e kaluar, në studion e “Zonë e lirë” ishte e ftuar Bleona Qereti. Kur Çani pyet Bleonën në qoftë se kishte fjetur me të gjithë ata që ka punuar, Bleona i ka drejtuar të njëjtën pyetje, në qoftë se ai kishte fjetur me Sophien. Si gjithmonë ai ka reaguar plot humor kundrejt ksaj pyetjeje dhe ka bërë një batutë me për këtë.
Por duket se batuta e Canit nuk është pritur mirë dhe ka nxehur të fejuarin e Sophies. Burime për Blitz.al, pohojnë që ka patur edhe debate. Batuta e Arjan Çanit i kushtoi asaj vendin e punës sepse i fejuari i saj nuk e ka lejuar që ajo të shkojë më në emision.