Michel Der Zakarian, trajneri i Nantës ku luan kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, ka deklaruar se nuk është plotësisht i kënaqur me paraqitjen e kapitenit të kuqezinjve në fushë. Trajneri tha për Canën se : “Nëse nuk luan deri në fund të sezonit, nuk do të mund të performojë në Europian”
Në një intervistë të posaçme për rastin e mbrojtësit Lorik Cana, trajneri i FC Nantes, Michel Der Zakarian është shprehur jo shumë i lumtur nga paraqitja e deritanishme e shqiptarit në fushë me skuadrën e “kanarinave”, ndonëse e konsideron atë një ekzemplar, sa i përket motivimit të ekipit.