Aktorja e njohur, Cameron Diaz, është bërë nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare. Edhe pse ajo dhe partneri i saj, kitaristi Benji Madden nuk kanë postuar (dhe s’kanë ndërmend të postojnë) foto të vogëlushes, Diaz zgjodhi t’i urojë ndjekësit për dekadën e re përmes këtij lajmi.
Cameron sqaron se se do të donin të ruanin privatësinë e vogëlushes dhe se nuk do të postojnë foto apo detaje të tjera për të.
“Ne jemi shumë të lumtur, të bekuar dhe mirënjohës që e nisim këtë dekadë duke ju njoftuar për lindjen e vajzës sonë, Raddix Madden. Ajo na i ka vjedhur zemrat që tani dhe ka kompletuar familjen tonë. Edhe pse jemi super të emocionuar ta ndajmë këtë lajm me ju, ndjejmë një instikt të fortë për të mbrojtur privatësinë e të voglës sonë. Kështu që nuk kemi ndërmend të postojmë foto të saj apo të japim detaje të tjera, veçse t’ju themi që është shumë e lezetshme.”- shkruan Cameron në Instagramin e saj.
Ndërkaq ndjekësit kanë pikëpyetjet e tyre lidhur me shtatzaninë e Cameron dhe ende nuk dihet nëse vogëlushja ka lindur nga një nënë surrogate apo jo./Opinion.al