Aktualitet

Call Center që mashtron të huajt, ekspertët zbardhin skemën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:03 - 09/02/22 |
Opi Nion

Një tjetër rast i mashtrimit nëpërmjet Call Center u zbulua nga policia e kryeqytetit. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar, i cili së bashku me 3 persona të tjerë, u prezantohej shtetasve të huaj si një agjent burse që po investonte në Kriptomonedha dhe Forex.

Në këtë mënyre arriti të zhvaste nga një klient italian edhe shumën prej 108 mije eurosh. Ekspertët e Sigurisë sqarojnë se si realizohet skema e mashtrimit në raste të tilla.

“Grabitja nis që nga mënyra sesi ata i joshin. Për shembull, fut 250 euro dhe t’i mund të marrësh 300 euro. Derisa joshen në mosrikthimin e kësaj vlere. Thonë jemi në bursë, ka aplikacione që mund ta mashtrojnë qytetarin, ta shkarkojnë përmes sistemit. Ka edhe njerëz që gabojnë dhe japin Teamviewer që hyjnë në aplikacionin e internetit të tyre kur ata kanë probleme”.

Eksperti rendit disa pika kryesore që duhet të kenë parasysh qytetarët për t’ju shmangur mashtrimeve përmes Call Center-ave.

“Kurrë mos jep një kartë krediti, kurrë mos jep pinën e kartës, mos blej blerje online në depozita që kanë shuma të konsiderueshme apo kursimet e tua në një banke. Nëse duhet të blesh duhet vetëm me karta të parapaguara dhe me shuma të kontrolluara dhe të blesh në platforma të njohura”.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare subjektet Call Center që përdoren për të futur në kurth qytetarët janë të paregjistruar në organet tatimore. Një pjesë e tyre figurojnë me vend origjine nga Ukraina apo Izraeli./ Tv Klan

Pas