Pas takimeve të zhvilluar në Tiranë, Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, përmes një postimi në Twitter, është shprehur se Bashkimi Europian pret që në Shqipëri të fillojë dialogu ndërpartiak në mënyrë konstruktive.
Gjithashtu Calavera shkruan se është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, që të përparojë me shpejtësi në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it.
“Ndërkohë që BE pret që dialogu ndërpartiak të rifillojë në mënyrë konstruktive. Është shumë e rëndësishme për qeverinë që të përparojë me shpejtësi në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it nën kompetencën e saj të drejtpërdrejtë. EUinAlbania”/ Opinion.al E.Xh.