Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Caktohet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Apelit Durrës

2022/01/24 at 5:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Caktohet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Apelit Durrës

Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë një sërë vendimesh. Këtë të hënë u vendos caktimi i përkohshëm të Moisi Duda, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, për një periudhë tremujore nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Me 7 vota pro dhe 3 kundër që ishin Gent Ibrahimi, Nurihan Seiti dhe Sokol Stojani, Duda u caktua drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Njoftimi i KLP mbi vendimet e marra në mbledhje:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 24.01.2022, mbledhjen plenare të radhës në praninë e 10 (dhjetë) anëtarëve, në mungesë për arsye shëndetësore, të z. Sandër Beci.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi për zgjatjen e afatit me një periudhë tjetër tremujore, për 5 (pesë) caktime të përkohshme, përkatësisht: të z. Asllan Bajramaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet; të z. Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë; të z. Kledian Llaho, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë; të znj. Elidjana Kasa, në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe të z. Kujtim Basha, në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Me 7 vota pro dhe 3 kundër (z. Gent Ibrahimi, znj. Nurihan Seiti dhe z.Sokol Stojani), Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të z. Moisi Duda, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, për një periudhë tremujore nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Me propozimin e Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi të fillojë procedurat e verifikimit të pasurisë dhe figurës si dhe të caktojë me short relatorët për 22 kandidatët për magjistratë prokurorë, të cilët do të diplomohen nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2022, si më poshtë: Ajkuna Anxhaku, Alban Syri, Albulena Kuliçi, Alisa Spahja, Armida Kaçi, Besmira Vishe, Blerina Musabelliu, Denis Hyka, Denisa Plaku, Eni Çulli, Entela Hasmujaj, Esmeralda Basho, Griselda Haxhiaj, Iva Harka, Ledjana Shkurti, Leonard Suçi, Matilda Fetau, Matilda Peza, Ndriçim Halilaj, Redona Ndoni, Urim Kalia dhe Vasjana Postol.

Në përfundim të procesit të verifikimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendosë lejimin ose ndalimin e kandidatëve, të cilët do të diplomohen, për t’u emëruar më pas magjistratë prokurorë.

Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të miratojë shkallën e vlerësimit për secilin kriter të posaçëm, për kandidatët (z. Albert Kuliçi  dhe z. Aurel Zarka)  për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe caktoi datën 03.02.2022, ora 11.00 për intervistat e tyre.

Etiketa: gjykata e apelitMoisi Dudaprokurori

Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

23 Dhjetor, 2025 11:49 pm
Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
-U tha në Opinion

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

23 Dhjetor, 2025 11:03 pm
“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
Aktualitet

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

23 Dhjetor, 2025 11:01 pm
Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
Kronikë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

23 Dhjetor, 2025 10:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje

23 Dhjetor, 2025 9:55 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

23 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Para
U vra në krye të detyrës, qeveria i jep familjes së Hoxhës 50 mln lekë

Vendimi i qeverisë, 3 ditë pushim për njërin prind të fëmijëve të mitur

Berisha nxjerr audiopërgjimin e FSHF: Lal plehu e konfirmon, SPAK vegël e partisë

Berisha nxjerr audiopërgjimin e FSHF: Lal plehu e konfirmon, SPAK vegël e partisë

Krenar Alimehmeti zgjidhet kreu i Shoqatës së Futbollit në Tiranë

Krenar Alimehmeti zgjidhet kreu i Shoqatës së Futbollit në Tiranë

TE FUNDIT

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
23 Dhjetor, 2025

Këtë të martë në emisionin “Opinion”, ishte Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani. Në këtë intervistë, Shabani iu përgjigj...

Lexo më shumë

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
23 Dhjetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me hetimet e drejtësisë ndaj Ergys Agasit dhe rolin e tij në takimet...

Lexo më shumë

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
23 Dhjetor, 2025

Biznesmeni Gerond Meçe u rrëmbye për t’u kërcënuar që të tërhiqej nga tenderat e AKSHI-t. Emisioni Në Shënjestër”, nxjerr detaje...

Lexo më shumë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
23 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje dalin nga dosja hetimore e AKSHI-t, ndërsa emisioni i gazetares Klodiana Lala në News 24, publikoi këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com