1nstant

Caktohet Data/ Kur do të vendosin Krimet e Rënda, për fatin e Tahirit

               Publikuar në : 15:00 - 11/02/19 |
d.l

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar në një seancë me dyer të mbyllura kërkesën e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për të mos shtyrë me tej hetimet; ndryshe nga prokurorët e çështjes të cilët kishin kërkuar edhe tre muaj të tjerë kohë.

Gjykata ka vendosur që çështja të dërgohet në Gjykatë më 10 mars, me qëllim për tu marrë një vendim përfundimtar.

Më herët Tahiri tha se procesit maratonë po i vjen fundi.

“Tani dhe për mua dhe për Prokurorinë po fillon numërimi mbrapsht. Gjykata pranoi kërkesën time, dhe mendoj se kemi kohë të mjaftueshme që të mbyllen hetimet dhe për mua. Kam pasur durim dhe kam ende durim për të mos u shqetësuar asnjë çast.  Është e drejta e prokurorisë të bëjë si të dojë. Di që Gjykata më dha të drejtë deri në 10 mars. Nuk e shoh si lojë golash, e shoh si mundësinë time për të marrë atë që më takon. Kam pritur pa folur që drejtësia të flasë.  Ja vlen presësh për atë ditë që vjen drejtësia. Ka rëndësi që kësaj maratone ti shkoj deri në fund. Ka kohë për të gjitha.”- tha Tahiri.

 

Pas