Të mërkurën 6 prill ora 17:00 do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS. Mbledhja do të zhvillohet online dhe do të ketë këtë rend dite:
1.Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
2.Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.
Ditën e hënë, datë 04.04.2022, do ju dërgohen materialet përkatëse të mbledhjes, ndërsa ditën e mërkurë në mëngjes do ju dërgohet linku përkatës për lidhjen online.