TIRANË- “Policia e ka një listë të personave të mundshëm me prirje të ekstremizmit të dhunshëm”. Kështu është shprehur drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Haki Çako. Duke folur për rrezikun nga terrorizmi, Çako tha se nuk ka vend për panik, dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme. “Policia ka shtuar masat e sigurisë përsa i përket rrezikut që vjen nga terrorizmi, në kuadër dhe të ngjarjeve të fundit në Paris”, tha ai.