Politikë

Shqiptarët në Greqi/Cakaj flet për bashkimin familjar dhe martesat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:46 - 13/11/20 |
Opi Nion

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar ditën e sotme një interpelancë online me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Greqi.

Cakaj, gjatë fjalës së tij u ndal te problemet me komunikimin në ambasada, çështjen e martesës së shqiptarëve me të huaj si dhe ligjin për bashkimin familjar për shkak të pezullimit të lëshimit të vizave.

 “Problemet me komunikimin në ambasada janë marrë masa për tu përmirësuar. Thirrjet dhe kërkesat e qytetarëve janë tepër të larta. Në kohën e pandemisë është ngritur një Taks-Forcë e Posaçme. Ambasada në Athinë ka dhe një numër për emergjenca të jashtëzakonshme. Çështja e martesës për ata që martohen me të një huaj rregullohet sipas ligjit. Në rast se martohesh në Greqi me një shtetas grek duhet të bëhet atje” tha Cakaj.

Cakaj se tha se pezullimi i ligji për bashkimin familjar ka shkaktuar pakënaqësi, por është vendosur për të gjitha shtetet për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme në të cilat po jetojmë.

“E di që pezullimi i vizave për bashkim familjar ka sjellë pakënaqësi dhe frustim te ju. Është legjitime dhe e mirëkuptojmë situatën, por po jetojmë në një situatë të jashtëzakonshme. Ne nuk mund të ndryshojmë masat dhe vendimet që ka marrë Greqia. Këto nuk janë masa vetëm të saj, i kanë edhe vende të tjera të BE. Nuk është një masë vetëm kundër shqiptarëve, por për të gjithë” u shpreh ai .

Gjithashtu, ministri në detyrë theksoi se po shqyrtohet mundësia e hapjes së një përfaqësie konsullore në Kretë.

Ne po shqyrtojmë mundësinë  hapjes së një përfaqësie konsullore në Kretë. Kjo nuk do të thotë se deri në ngritjen e saj duhet të mbetemi pasivë. Kemi një marrëveshje me ALEAT dhe ekipet do të vijnë në Kretë dhe Rodus për të dhënë shërbime konsullore.  Në ambasadën e Athinës është emëruar një mes nesh.

Pagesat online janë një çështje që duhet të shqyrtohen dhe ambasada mund të shqyrtojë mundësinë për pagesat përmes bankave. Ndaj shqetësimin që komunikimi me faktorin shqiptar atje nuk mund të limitohet me dhënien e kartave dhe pasaportave. Por do të kontribuohet edhe në zgjerimin e komunikimit. Dhënia e pasaportave dhe kartave të identitetit, takimet përcaktohen për 3 deri në 5 ditë.  Ne do të vazhdojmë me zgjerimin e stafit në ambasadën e Athinës dhe do të shtojmë numrin e operatorëve”, tha Gent Cakaj./ Opinion.al

Pas