Aktori i njohur turk Çagatay Ulusoy, i cili njihet në Shqipëri për rolin e të “Infiltruarit” do të rikthehet për fansat e tij pas një periudhë shkëputje. Por këtë herë ai nuk do të jetë si aktor.
Sipas mediave turke Çagatay do të hapë një kanal në YouTube ku do të publikojë materialet e tij muzikore.
Aktualisht ai është i fokusuar vetëm tek muzika dhe nuk dihet se kur do të jetë pjesë e ndonjë roli të ri kinematografik.
Ai u bë mjaft i njohur në Shqipëri me rolin e Sarpit tek të telenovela turke të “Infiltruarit”./Opinion.al/