Aktualitet

Byroja Kombëtare e Hetimit e paplotë, në garë mbeten 55 kandidatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:09 - 11/11/20 |
Opi Nion

Byroja Kombëtare e Hetimit ka njoftuar se ka përfunduar faza e tretë e përzgjedhjes së kandidatëve për hetues.

Përmes një njoftim, BKH bën me dije se pas verifikimeve, vetëm 55 kandidatë kanë marrë pikët e nevojshme, ndërsa 49 të tjerë nuk kanë mundur të kalojnë fazën e tretë të konkurrimit.

Ky rezultat tregon se BKH nuk është e plotë, pasi në intervistë do të shkojnë vetëm 55 kanidatë, nga 60 që kërkohen për këtë institucion.

Procesi vijon me fazën e katërt, që është ajo e intervistës e cila do të zgjasë nga data 13 nëntor deri më datë 21 nëntor dhe do të zhvillohet në zyrat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, te godina e Polit të Drejtësisë.

653 aplikantë nisën garën për 60 vende të BKH-së, por rreth 600 u skualifkuan gjatë tre fazave.

Disa prej kandidatëve të skualifikuar kanë ngritur padi ndaj Komisionit të Përzgjedhjes për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre./Opinion.al

 

Pas