Aktualitet

Bypass-i i Vlorës/Rama: Lehtëson qarkullimin, zbulon destinacione të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:24 - 17/07/21 |
Opi Nion

Ditën e djeshme është hapur bypass-i i Vlorës, të cilin kryeministri, Rama e cilësoi si veprën më të madhe të infrastrukturës sonë kombëtare.

Sakaq, kreu i qeverisë mëngjesin e sotëm ka komentuar sërish hapjen e bypass-it të qytetit bregdetar madje ka postuar edhe disa pamje nga ky aks.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se tashmë ky aks është i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu ofron një destinacion të ri për t’u zbuluar.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u zbuluar, ju uroj fundjavë të mbarë

***nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin”, shkruan Rama./Opinion.al

 

Pas