Ditën e djeshme është hapur bypass-i i Vlorës, të cilin kryeministri, Rama e cilësoi si veprën më të madhe të infrastrukturës sonë kombëtare.
Sakaq, kreu i qeverisë mëngjesin e sotëm ka komentuar sërish hapjen e bypass-it të qytetit bregdetar madje ka postuar edhe disa pamje nga ky aks.
Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se tashmë ky aks është i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu ofron një destinacion të ri për t’u zbuluar.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u zbuluar, ju uroj fundjavë të mbarë
***nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin”, shkruan Rama./Opinion.al