I ftuar në emisionin “Opinion” nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka mohuar mundësinë e listimit të kandidatëve të dalë nga primaret nën logon e Partisë Demokratike, që tashmë nga KAS iu dha Enkelejd Alibeajt.
“Demokratët do të votojnë kandidatët. Një fraksion edhe mund të vendosë të ikë. I duhet Ramës kjo, kanë vendosur ta mbajnë peng PD”, tha Bylykbashi. Lidhur me vendimin e KAS për të regjistruar PD e Alibeajt, Bylykbashi tha se “votimi 4 me 1, janë ekzakt numrat që kanë Rama me Bashën”./Opinion.al