Kryesore

Bylykbashi: Na mungon dokumentacioni për Begajn dhe dekreti i Metës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:42 - 04/06/22 |
Opi Nion

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate, ku deputeti i opozitës Oerd Bylykbashi është shprehur se nuk ka një CV për kandidatin për president, Bajram Begaj.

Ndër të tjera deputeti i PD tha se i mungonte edhe dekreti i lëshuar nga presidenti aktual, Ilir Meta, për lirimin e Begajt nga detyra që ky i fundit mbante.

Së pari, duke qenë se është seancë e veçantë do ishte mirë që i gjithë dokumentacioni të ishte prezent në tryezë. Na mungon një CV e detajuar, besoj se është shumë e vlefshme dhe nuk ka asnjë raport nga shërbimet e tjera, duhet të shohim ekzakt se çfarë po votojnë deputetët e republikës së Shqipërisë. Dokumentacioni do të ishte i plotë për të parë edhe fakte të tjera, një element që ngrihet është që ka qenë pjesë e Ministrisë së Brendshme. Nëse është e vërtetë apo jo, duhet të dalë nga CV. Kjo është vlerësimi që i bëjnë deputetët për të votuar më pas pro ose kundër. Mungon dekreti i presidentit të Republikës. A mund ta kemi para se të vazhdojmë?”,-tha Bylykbashi.

Pas