Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bylykbashi: Komisionerin Hahn e kanë gënjyer, vettingu po krijon boshllëk dhe jo sistem drejtësie

2018/07/17 at 8:57 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Bylykbashi: Nuk jemi tërhequr nga votimi elektronik

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se vettingu nuk mund të konsiderohet reformë në Drejtësi për arsyen e thjeshtë se vetëm pastron nga sistemi emra, por nuk ndërton një sistem të ri.


Bylykbashi shkruan në Facebook se komisioneri Hahn tha sot se vettingu po ecte mirë, por deklaroi se do të ishte dizaster nëse për shkak të vettingut, shqiptarët të mbetëshin pa gjyqtarë. Deputeti demokrat thekson se një gjë e tillë po ndodh dhe atij nuk po i tregohet e vërteta.

Mirëpo, ai tregon se një gjë e tillë në vendin tonë po ndodh; duke rrezikuar seriozisht një nga tre hallkat e demokracisë dhe duke eleminuar një nga tre pushtetet në vend që garanton drejtësinë.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese, pasi ka mbetur vetëm njëri nga anëtarët e saj nga nëntë që duhej të kishte.

Gjithashtu, nuk kemi as Gjykatë të Lartë, por vetëm 7 anëtarë nga 19 që duhet të kishte.

Ai thekson nëse boshllëku që krijon vettingu plotësohet me avokatë që kanë bërë sekserin e korrupsionit, ish-hetues, prokurorë e gjyqtarë të komunizmit, që u hoqën dikur, sepse kishin dënuar me burgim për politikë, apo juristë pa eksperiencë, vettingu nuk ka bërë asnjë punë!

Shënimi i plotë:

Ne vend te nje bisede me Komisionerin Hahn

Komisioneri Hahn tha sot se vetingu po ecte mire, por tha edhe se do te ishte dizaster, nese, per shkak te vettingut, shqiptaret te mbeteshin pa gjyqtare. Une nuk pata rastin ta takoj, po disa gjera po i them ketu.

Ka te drejte, dizaster ‎epokal eshte! Dhe, ne fakt, po ndodh! Nuk eshte hipotetik.

Sot nuk kemi Gjykate Kushtetuese, por vetem nje anetar te saj nga nente qe duhet te kishte.

Sot nuk kemi Gjykate te Larte, por vetem 7 anetare nga 19 qe duhet te kishte. Deri ne fundjave nuk eshte cudi te mbeten vetem 5.

Ne fakt gjerat duhen pare te lidhura ne sistem se jo me kot quhet Sistem Drejtesie.‎

Vetingu nuk eshte reforme, sepse vetingu vetem spastron. Ne teori heq pjesen e keqe apo te semure. Por nuk eshte reforme, sepse krijon grope ne sistem, nuk nderton sistem te ri.

Nese boshlleku qe krijon vetingu plotesohet me avokate qe kane bere sekserin e korrupsionit, ish hetues, prokurore e gjyqtare te komunizmit, qe u hoqen dikur, sepse kishin denuar me burgim per politike, apo juriste pa eksperience, vetingu nuk ka bere asnje pune!

Aq me keq, nese boshlleku qe krijohet mbushet me gjyqtare e prokurore qe do Rama, qe i binden dhe i betohen atij se do t’ia shperblejne nderin, duke mbyllur ne te ardhmen çeshtjet e korrupsionit dhe krimit te organizuar, ku jane perfshire vete Rama dhe ministrat e tij.‎

Vetingut duhet t’ia veme me pas fajin per kapjen politike te Drejtesise?

Sigurisht jo! Pergjegjes eshte Rama qe po e perdor si thike, si dhe ata qe mbrojten kapjen politike nga Rama.

Komisioneri Hahn tha se i duhet hapur rruga ndryshimeve te ligjit per Shkollen e Magjistrature‎s qe te zgjidhet ngerçi.

Perseri e kane genjyer!

Rregjistrimi ne shkolle i studenteve te rinj nuk eshte reforme, eshte rutine dhe nuk zgjidh gabimet apo fajet e renda konceptuale te reformes.

Boshlleku, qe Komisioneri e quajti dizaster, nuk mund te mbushet dot nga rekrutimi i studenteve.

Duhen tre vite qe ata qe do te rekrutohen te mund te quhen gjyqtare e prokurore, por do te jene pa eksperience. E vetmja eksperience do te jete ajo qe do t’i jape linja politike qe kontrollon sot Magjistraturen.

Komisioneri u cudit se pse duhet te miratohet me 3/5 nje ligj per nje shkolle, qofte kjo e Magjistratures.

Ka shume te drejte te habitet.

Para dy vitesh duhej shumice e thjeshte. Por ata qe e genjyen nuk i thone kurre te verteten‎.

Opozita e kundershtoi qe Shkolla e Magjistratures te futej ne Kushtetute, sepse nuk eshte organ kushtetues dhe nese do te lindte nevoja per ndryshime, do te bllokohej meqe do te nevojiteshin 3/5.

Por ustallaret e larte te reformes se Rames pikerisht kete donin.

Pasi Rama kapi edhe Shkollen e Magjistratures, e futi ne Kushtetute vetem e vetem qe cdo ndryshim me pas te ishte i pamundur pa voten e tij.

Pra sa kohe do ta kontrollonte, do te bllokonte me minorance bllokuese sic bente atehere kur ishte ne opozite.‎

Askush nuk ia shpjegoi Komisionerit qe ky ishte nje instrument kapjeje.

Komisioner, me pare ishte ligj i thjeshte dhe opozita ashtu donte te mbetej. Po te mos donte Rama te cimentonte kapjen e sistemit, sot nuk do te cuditeshe.

Duhet t’u kerkosh llogari edhe atyre qe keshilluan ustallaret e Rames!

Por me e rendesishmja eshte qe as vetingu dhe as regjistrimi i studenteve te ardhshem nuk jane reforme.

Vetingu eshte si kemioterapi qe ndoshta te shpeton.

Regjistrimi i studenteve ne magjistrature eshte rutine qe ka 20 vjet qe ndodh.

Reforme do te thote te ngresh institucionet e reja ‎te drejtesise qe do te zevendesojne te vjetrat.

KLD eshte drejt fundit, por KLGJ dhe KLP qe do ta zevendesojne as qe duken ne horizont.

Jane bllokuar, sepse 6 gjyqtaret dhe 6 prokuroret qe duhen emeruar, nuk dihet kur do te zgjidhen! Gjithmone, nese vetingu do te lere ndonje ne kembe.

Pa u ngritur KLGJ dhe KLP nuk emerohen dot gjykata e posacme antikorrupsion, SPAK dhe BKH.

Pra Rama dhe ministrat do te vazhdojne te livadhisin. Pa KLGj e KLP as ata magjistratet e rinj nuk emerohen dot, sic thote Kushtetuta e 2016.

Nuk kemi Gjykate Kushtetuese.

Nuk kemi Gjykate te Larte.

Nuk kemi Prokuror te Pergjithshem, sic kerkon Kushtetuta.

Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi eshte paralizuar nga vetingu dhe pa te nuk kemi kandidate per ne Gjykate Kushtetuese dhe Inspektor te Larte te Drejtesise qe do te hetoje shkeljet e gjyqtareve dhe prokuroreve.

Pra nuk kemi asnje kolone te sistemit te drejtesise. Nuk kemi Sistem Drejtesie dhe nuk dihet per sa kohe nuk do ta kemi.

Ta quash kete dizaster si progres te reformes ne drejtesi sic thote Rama, eshte fiks si perralla e Mbretit Lakuriq. E per kete nuk e ka fajin thika e mprehte e vetingut, por dora vrasese e Kryeministrit, qe e perdor ate thike per te kapur pushtetin gjyqesor e ta perdore kete pushtet si imunitet per paudhesite e tij.

Zoti Komisioner, ju kujtohet paragrafi i famshem 88 i Komisionit te Venecias? Per ate luftoi Opozita ne 2016, sepse pengonte kapjen politike te Drejtesise. Kete e mbeshtetet edhe ju dhe znj. Nuland. Kjo coi ne marreveshjen per Kushtetuten me 22 korrik 2016.

Sot reforma‎ ne drejtesi ka dale nga te gjitha shinat dhe treni ka ngecur ne zhavorr.

Zoti Komisioner, pa e rikthyer trenin ne shinat e Kushtetutes, siç u vendos me konsensus, do te vazhdoni te habiteni!

 

Etiketa: boshllekuBylykbashigenjeshtrakomisioneri hahnsistemi i drejtesise


Ju sugjerojmë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Para
Spanja, pikë qendrore e tregtisë së drogës

Spanja, pikë qendrore e tregtisë së drogës

Reagon zëdhënësja e PD për mbledhjen e Kryesisë: Janë përhapur lajme fallso

Zëdhënësja e PD-së publikon foton e Arben Ndokës me deputetët e PS

David dhe Victoria Beckham pushojnë në bregun e Adriatikut

David dhe Victoria Beckham pushojnë në bregun e Adriatikut
















TE FUNDIT

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com