Eshtë mbledhur sot Komisioni për Reformën në Drejtësi në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhje kanë shkuar edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Disa minuta pasi kishte nisur mbledhja, përfaqësuesi i PD, deputeti Oerd Bylykbashi doli nga mbledhja dhe deklaroi për mediat se “opozita nuk mund të pranojë negociata me pistoletë mbi tryezë për draftin”.
Pjesë nga deklarata e Oerd Bylykbashit:
“Lidhur me vendimarrjen për emërimin e organeve kolegjiale të sistemit të drejtësisë, kemi propozuar zgjidhe pikë për pikë me paragrafin 88 të Komisionit të Venecias. Çdo tentativë tjetër vetëm dëmton procesin e negocimit, arritjen e një zgjidhje.
Mazhoranca të pranojë germën e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Topi është në oborrin e Kryeministrit.
Venecia thotë: Miratim të 4 organeve kolegjiale që të garantohet përfaqësimi i opozitës. Nuk ofrojmë asgjë më shumë, nuk pranojmë asgjë më shumë, çdo tentativë tjetër të çon tek kapja politike.
Ky komision nuk ka mundësi të miratojë nen për nen dhe në tërësi draftin, do ishte një shkelje kushtetuese.
Negociatat nuk mund të zhvillohen me pistoletë në tryezë.