Politikë

Bylybashi i përgjigjet Ramës:Ose ke gënjyer median italiane ose formularin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:53 - 02/04/20 |
Al Do

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e ka vijuar debatin në distancë me kryeministrin Rama lidhur me deklaratën e këtij të fundit për një media italiane se ka qenë i ndaluar njëherë në Bolonja.

Bylykbashi ka publikuar të zbardhur intervistën e kryeministrit Rama ku shkruhet “Una volta mi arrestarono a Bologna”. Sipas Bylykbashit, Rama ose ka gënjyer median italiane ose në formularin e dekriminalizimit.

Më herët ish-deputeti i PD i kërkoi kryeministrit sqarime për deklaratën e tij pasi nëse ai ishte arrestuar dhe e kishte fshehur këtë gjë atëherë sipas Ligjit të Dekriminalizmit ai humb të gjitha funskionet publike.

Rama iu përgjigj kësaj akuze në mënyrë ironike duke shtuar se episodit të cilit ai i është referuar është një sherr me një polic në aeroport. /Opinion.al

Pas