Sport

Bylisi “shkatërron” Flamurtarin, shënon 5 gola


               Publikuar në : 18:30 - 28/09/19 |
Opi Nion

Bylisi ka dhënë një performancë mjaftë të mirë ditën e stome, duke mposhtur me rezultatin 5-0 Flamurtarin.

Me këtë fitore Bylisi arrin në kuotën e 11 pikëve në krye të renditjes së bashku me Teutën, por në pritje të sfidës Tirana-Partizani.

Mallakstriotët kanë siguruar çdo gjë që në pjesën e parë. Qardaku në minutën e 30-të, Goxhaj në të 33-të dhe Ntepe në të 40-ën. Në pjesën e dytë është shëtitje për të zotët e shtëpisë, që realizojnë dhe dy herë të tjera. Guido realizon në të 72-ën, ndërsa 5 minuta më pas Ntepe shënon golin e dytë personal gjatë kësaj ndeshje./ Opinion.al E.Xh.

Pas