Pas mbarimit të samitit të BE-Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga takimet me zyrtarë të lartë dhe homologë.
Përmes një postimi në rrjete sociale Rama shihet pranë kryeministres italiane Giorgia Meloni, kryeministri hungarez Viktor Orban, krah Ursula von der Leyen, si edhe krerëve të shteteve të Evropës.
Ai shkruan se ky është fotoalbumi i një dite afrimi të mëtejshëm me Europën, ku u mbështet fuqimisht plani ynë i përbashkët me Komisionin Europian, për mbylljen e negociatave.
“MIRËMËNGJES
dhe me FotoALBUMIN e një dite afrimi të mëtejshëm me Europën, ku u mbështet fuqimisht plani ynë i përbashkët me Komisionin Europian, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Opinion.al