Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buzëkuq fosforeshent për transportin publik në Tiranë 

2016/01/31 at 10:22 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Buzëkuq fosforeshent për transportin publik në Tiranë 

Nderkohe qe neser cmimi rritet 33% …


—

Nga Besnik Aliaj
Nga neser cmimi i biletes se transportit publik ne Tirane rritet me 1/3 e cmimit aktual (33%). Kjo rritje ne pamje te pare dikujt mund t’i duket ‘pak’, sepse nga 30 leke cmimi behet 40 leke per cdo rruge. Mirepo kur shikon cmimin e abonese mujore qe nga 1,200 leke ne muaj behet 1,600 leke (te reja) ne muaj, kupton se rritja eshte ndjeshme, sidomos per njerezit ne nevoje: te varferit, pensionistet, invalided, te papunet, jetimet, studentet dhe te rinjte ne shkolla.

E gjitha kjo ndodh kur nuk ka asnje rritje ose indeksim pagash ose pensionesh nga qeveria, dhe kur rreth 60% e popullsise ne vend ka probleme serioze ekonomike, madje gjysma e ketyre jetojne madje nen nivelin e varferise. Keto kategori sociale, qe per fat te keq jane edhe perdoruesit kryesore te ketij sistemi deri me sot, nga neser e tutje do te kene veshtiresi serioze te perdorin kete transport si me pare. Ky vendim ose do t’a beje jeten e ketyre njerezve akoma me te veshtire, ose do t’i detyroje ata qe ne mungese te alternativave te ligjshme e te perballueshme te hyjne ne zgjidhje informale me punonjesit e transportit publik. Dhe kete s’ka ushtri e polici t’a ndale …

Kjo mase anti-sociale ndodh jo vetem ne nje kohe shtrengimi ekonomik, por edhe ne nje situate kur infrastruktura fizike rrugore dhe ajo e mjeteve te transportit publik, nuk ka njohur asnje permiresim konkret qe te justifikoje rritjen e ndjeshme ne fjale. Do te jete e njejta cilesi autobuzash, e njejta pasterti, e njejta arome, e njejta ngarkese dhe e njejta moskorrketese kohore. Ajo qe do jete ndryshe do te jete vetem cmimi dhe trafiku vrastar ne rritje ne rruge.

Nderkohe problemet ne rritje te trafikut ne Tirane keto muajt e fundit deshmojne pikerisht per mungesen totale te politikave te transportit publik. Ato konfirmojne masat krejtesisht te gabuara qe jane marre kohet e fundit, duke e perplasur trafikun ne nyjet dhe rreth-rrotullimet kryesore te qytetit. Trafiku sot ne hyrje te rruges se Elbasanit dhe te Durresit po njeh cdo dite bllokim vrastar, ndaj edhe sikur transporti publik neser te jete super-preciz, gjasat qe te kete permiresime performance dhe punktualiteti jane te pamundura. Per me teper qe nuk shohim asnje mase te re apo politike ndryshe transporti publik qe te na jape shprese per permiresim. Ne te kundert bashkia synon qe edhe ato 11 lulishte te fundit qe kane mbetur ne qender te qytetit (pas ndertimit te lubive shumekateshe) t’i ktheje ne parkime per “qoka e miq”, duke shkaterruar perfundimisht cdo kualitet mjedisor, dhe duke inkurajuar me shume trafik ne qender.

Shto ketu futjen ne harrese te plote te unazes dhe akseve te tjera te reja, gje qe do t’a nxjerre perfundimisht transportin publik ne Tirane jashte loje. Dhe ne fund me te ndeshkuarit do te jene pikerisht njerezit ne nevoje. …

Tashme ne hyrje te Tiranes – pervec parrullave demagogjike si njehere e nje kohe per “lufte dhembe per dhembe me zhulin” – te nxihet jeta dhe te acarohen nervat ne kulm nga bllokimi evident qe sa vjen e rritet pikerisht nga mungesa e vizionit per transportit publik, dhe nga fokusimi vetem tek nderhyrjet e tipit ‘buzekuq’. Situata eshte perkeqesuar me tej edhe nga konceptet e gabuara te marra 3-4 muajt e fundit te cilat ne vend qe te fokusohen tek humanizimi i qytetit dhe qarkullimit, harxhojne energji per masa shtrenguese-ndeshkuese pa dhene me pare asnje alternative.

Dhe ne fakt administrata e Bashkise konfirmon vizionin e saj se, pervec rritjes se cmimit, e pret permiresimin e ketij sherbimi pikerisht duke rritur masat shtrenguese ndaj abuzimit dhe moskorrekteses, dhe duke veshur punonjesit me bluza fosforeshente. Per hir te vertetes fillimisht ja kane dale me sukses qe cdo “resident ose jo” ne Tirane, te mos gjeje me asnje parkim nen 150-200 leke ora, dhe ku e vetmja gje qe ka ndryshuar eshte se ata qe mbledhin leket tashme kane gjithashtu bluza fosforeshente …



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Sa më të vetmuar të jeni, aq më pak jetoni!

Sa më të vetmuar të jeni, aq më pak jetoni!

Video/Rrëfimi i dy të rinjve kosovarë: si u bëmë pjesë e xhihadit

Video/Rrëfimi i dy të rinjve kosovarë: si u bëmë pjesë e xhihadit

E rrallë/ Gjarpri femër lind të vegjlit duke qënë “e virgjër”

E rrallë/ Gjarpri femër lind të vegjlit duke qënë "e virgjër"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com