Kryesore

“Buxhetit 2021”, Meta: Vlera e kontratave PPP arrin në 838.2 miliard lekë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 15/12/20 |
Doriana Çepunaj

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Edi Rama dhe ministrave Arben Ahmetaj e Anila Denaj, ku u dhanë shpjegime për buxhetin e vitit 2021.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta ka deklaruar se vlera e totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 miliard lekë ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sakaq, Kreu i Shtetit shkruan se për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 miliard lekë ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke dhënë kështu një tjetër arsye për kthimin e “Buxhetit 2021”, për rishikim në Kuvend.

Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 MILIARD LEKË ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 MILIARD LEKË ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shkruan Meta.

Më herët, ministrja Denaj deklaroi se synimi i këtij buxheti është “rimëkëmbja me objektiv rritjen e vendeve të punës, nxitjes së bizneseve, rritjes së pagave në shëndetësi e arsim dhe rritje të investimeve publike në infrastrukturë”./ Opinion.al

Pas