Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buxheti/ Tabaku: Shqetësim kontratat koncesionare, paguajmë pa marrë shërbime

2021/11/03 at 10:49 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni për inceneratorët/Tabaku:Do japin llogari këtu 3 kryebashkiakët

Këtë të mërkurë është mbledhur sërish Komisioni i Ekonomisë ku prej ditësh vijon të diskutohet projektligji për Buxhetin 2022.

Gjatë fjalës së saj, nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku tha se projektbuxheti nuk ka të pasqyruar shqetësimin që qeveria deklaroi pak javë më parë që ka lidhje me krizën e energjisë.

Po ashtu sipas saj qeveria nuk ka një plan të qartë për zgjidhjen e kësaj krize.

“ Kam një shqetësim sa i përket situatës energjetike. Dy muaj më parë kryeministri deklaroi se ka një krizë energjetike, si reflektohet kjo në buxhetin e shtetit në drejtim të mbështetjes qytetarëve. Nuk e shoh shqetësimin që do të hasë tregu, por edhe familjet shqiptare, nuk trajtohet aspak as rritja e çmimit të gazit. Detyrimet e prapambetura që lidhet me totalin e detyrimeve të prapambetura! Thatë 18 mld. Besoj se ministria nuk është treguar e vërtetë. Investimet publike janë në një nivel shumë të ulët. Kjo qeveria ka shpenzimet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë, por këtë nuk e shoh farë të reflektuar në politika. Një rritje e tillë e shpenzimeve publike e papërkthyer në prioritete është një shqetësim shumë i madh janë fondet për arsimin profesional. Fondi i përndjekurve politikë, përmbytjet. Shqetësimi më i madh janë kontratat koncesionare. KLSH thotë për të paktën 5 kontrata koncesionare 4 prej tyre në shëndetësi, ne jemi duke paguar pa u kryer shërbimi. Kontratat koncesionare të përmenduar nga KLSH, ne nuk kemi asnjë marrje masë, por vijojmë pagesën. Kemi paguar një kontratë koncesionare për PPP-në e fiskalizimit dhe kemi pagesë vetëm për çelsat.

Tabaku më tej shtoi se buxheti i shtetit është i dedikuar për shpenzimet e PPP-ve. Ajo rreshtoi disa prej koncesioneve dhe PPP-ve.

1.Rruga Milot-Fier (pjesë e autostradës Adriatiko Joniane që në vendet e tjera financohet nga BE dhe në Shqipëri nga buxheti) 178 mld lekë (1.4 mld Euro)

Kosto e kësaj rruge është 18 mln euro/km ndërkohë që mesatarja e vendeve të BE është 9.3 mln euro/km.  Rruga në fjalë do jetë e gjatë 115 km dhe ka 62 km ekzistuese dhe vetëm 53 km që do të ndërtohen rishtazi. Tani si ka mundësi që kjo rrugë që jepet me PPP ka një kosto që është 2 fish më e lartë se sa kostot e ndërtimit të rrugëve në BE?

2.Kolaudimi i Automjeteve (rishpallje) me vlerë 20.2 mld lekë (163 mln Euro).

3.Triport Vlorë me vlerë 5.6 mld lekë (45.6 mln Euro)

4.Siguria rrugore me vlerë 5 mld lekë (45 mln Euro)

5.Infrastruktura brenda qytetit të Elbasanit 882 mln lekë (6.7 mln euro)

6.Shërbimi i infrastrukturës së çelësave publikë që kanë lidhje me PPP të Fiskalizimit me vlerë 208 mln lekë (1.69 mln euro).

7.Ndërtimi dhe operimi i aeroportit të Sarandës me vlerë 4.2 mld lekë (34.2 mln euro)

Deputetja Tabaku u shpreh se FMN i kërkon qeverisë që të manaxhojë më mirë shpenzimet dhe se qeveria duhet të shohë PPP-të duke i frenuar ndërsa qeveria vazhdon të rrisë përqindjen e shpenzimeve për PPP-të./Opinion.al

Etiketa: komisioni ekonomisetabaku

Ju sugjerojmë

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite
Bota

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite

17 Shtator, 2025 8:46 pm
Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin
Bota

Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin

17 Shtator, 2025 8:41 pm
Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë
Bota

Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë

17 Shtator, 2025 8:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

17 Shtator, 2025 6:37 pm
Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…
Aktualitet

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

17 Shtator, 2025 5:21 pm
Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
Sport

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

17 Shtator, 2025 4:17 pm
Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE
Kryesore

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

17 Shtator, 2025 4:08 pm
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani
Bota

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

17 Shtator, 2025 3:24 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Para
Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk do e lejoj

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk do e lejoj

Buxheti/ Ibrahimaj: Fond 1 miliard lekë për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve

Buxheti/ Ibrahimaj: Fond 1 miliard lekë për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve

Covid-19 në Rumani/ Ushtria gjermane do të transportojë pacientë të sëmurë rëndë

Covid-19 në Rumani/ Ushtria gjermane do të transportojë pacientë të sëmurë rëndë

TE FUNDIT

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite
17 Shtator, 2025

Bashkimi Europian ka zbuluar planin më të ashpër deri më tani për të ushtruar presion ndaj Izraelit për t’I dhënë...

Lexo më shumë

Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin

Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin
17 Shtator, 2025

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të bashkohet në dritën e luftërave dhe krizave, si dhe...

Lexo më shumë

Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë

Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë
17 Shtator, 2025

Mijëra palestinezë po largohen në panik nga qyteti i Gazës ndërsa ofensiva e fuqishme tokësore e Izraelit, e dizajnuar për...

Lexo më shumë

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
17 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë ka goditur futbollin serb dhe klubin e madh të Crvena Zvezdës. Ish-kapiteni dhe mesfushori i kombëtares...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com