Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buxheti në krizë, por koncesionet do financohen me 61 milionë euro

2020/07/07 at 12:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koronavirusi/ Buxheti pa fond të veçantë për emergjencat në shëndetësi

Megjithëse qeveria pezulloi pagesat për së paku 4 kontrata koncesionare këtë vit, sërish kontratat PPP do të marrin 7.6 miliardë lekë financime ose rreth 61 milionë euro ketë vit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Nga këto, rreth 2.88 miliardë lekë janë investime dhe rreth 4.7 miliardë lekë shpenzime korente.


Gjithsesi, në raport me planin fillestar, pagesat për koncesionet janë ulur me 37%.

Sipas relacionit të zbatimit të buxhetit të mesvitit, plani vjetor sipas Aktit Normativ nr.15 rezulton rreth 4.44 miliard lekë më pak se plani fillestar vjetor i vitit 2020. Krahasuar me pagesat faktike të vitit 2019 të cilat arritën vlerën 13.7 miliard lekë, pagesat e planifikuara për vitin 2020 janë rreth 6.1 miliard lekë më të ulëta ose 44.7 për qind më pak.

Për 4 koncesione nuk parashikohen fare pagesa në 2020-n, konkretisht për segmentet rrugore Milot-Malldre dhe Orikum-Dukat; ndërtimin e shkollave në bashkinë Tiranë, ndërsa për rrugët në HEc Devoll ka mbaruar kontrata.

Fillon si koncesion i ri vetëm ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore, që parashikon një buxhet praj 400 milionë lekësh.

Nga koncesionet ekzistuese, janë rishikuar fondet në ulje për të gjitha, me përjashtim të inceneratorit të plehrave në Tiranë, ndërsa janë në rritje të ndjeshme pagesat për mirëmbajtjen e rrugës Milot-Morinë.

Për inceneratorin e Tiranës pagesa rritet lehtë në 980 milionë lekë për gjithë vitin. Nëse ai merr dhe plehrat e Durrësit pagesa mund të rezultojë më e lartë.

Për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Morinë, pagesa e parashikuar për vitin 2020 është 810 milionë lekë, ose 42% më e lartë se fakti 2019. Vetëm 70 milionë lekë do jenë supervizion, ndërsa pjesa më e madhe e kësaj pagese do të shkojë për subvencion, si rrjedhojë e kompensimit të trafikut të munguar nga pasojat e Covid-19.

Rishikimi më i madh është bërë për rrugën e Arbrit (-57%), që është dhe koncesioni që i merr me shumë para buxhetit, me 1.7 miliardë lekë në 2020-n.

Sterilizimi do të paguhet 40% më pak se në 2019-n, me 1.3 miliardë lekë.

Skanimi në dogana është rishikuar me -44%, por gjithsesi ai e ka marrë 80% të fondit që për 5 mujor.

Koncesioni i dializës ka një rënie të fondeve me rreth 9%.

Të përgjysmuara priten dhe pagesat për check-up, i cili u pezullua për shkak të pamundësisë së realizimit nga Covid-19.

Me rishikim të thellë në ulje janë dy inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit (përkatësisht -64 dhe -75%).

Pagesat për 5 mujorin

Sipas relacionit të financave, pagesat faktike për periudhën 5 mujore të vitit 2020, në total rezultuan në rreth 3.54 miliardë lekë ose 46.7% e planit vjetor 2020, ndërkohë që në 5 mujorin e vitit 2019 këto pagesa arrinin nivelin 7.7 miliardë lekë ose 56% e planit vjetor 2019.

Pagesat për koncensionet këtë vit kanë rënë edhe për faktin se kanë përfunduar pagesat për kontratën “Ndërtimi, Operimi dhe Transferimi (BOT) HEC mbi lumin Devoll, rimbursimi i ndërtimit të rrugëve zëvendësuese”, kontratë e cila ka përfunduar në vitin 2019.

Pagesat e muajit Maj 2020 rezultuan në masën rreth 418.95 milion lekë ose rreth 43.9 milion lekë më pak se pagesat e muajit Prill. Pagesa më e lartë e realizuar në muajin Maj është pagesa prej rreth 130 milion lekë për kontratën e “Shërbimit të Skanimit në Dogana”, pagesë e cila përbën 31 përqind e totali të pagesave për muajin Maj dhe rreth 15.5 për qind të planit total vjetor, të ndryshuar, për këtë kontratë.

Për periudhën 5 mujore, niveli më i lartë i pagesave është realizuar në muajin Shkurt me rreth 1.12 miliardë lekë, ku financat veçojnë pagesën prej 390 milion lekë për kontratën e MIE “Ndërtim, Operim dhe Mirëmbajtje e Rrugës Milot-Morinë”, pagesë e cila përbën 48 përqind të planit vjetor 2020 për këtë kontratë.

Kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat konçesionare/PPP për vitin 2020, prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të vitit 2019, përllogaritet në rreth 21.3 miliard lekë. Në nivel vjetor, pagesat e planifikuara për vitin 2020, për kontratat koncesionare/PPP, përbëjnë rreth 1.78 përqind të totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2019, duke respektuar në këtë mënyrë rregullin fiskal prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës. Në nivel 5-mujor, pagesat neto të realizuara të kontratave koncesionare/PPP, përbëjnë vetëm 0.83 përqind të totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2019, prej rreth 426.27 miliard lekë./Opinion.al

Etiketa: buxhetkoncesionekrize


Ju sugjerojmë

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
Sport

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 Nëntor, 2025 8:31 pm
Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Bota

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

20 Nëntor, 2025 7:30 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë
Sport

Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë

20 Nëntor, 2025 6:49 pm
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Politikë

GJKKO e pezulloi nga detyra, Berisha për Ballukun: Ma thanë, por nuk e besova

20 Nëntor, 2025 6:35 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
Para
COVID-19 në Britani, rritet numri i viktimave

Bilanci i ri, në Britani më shumë se 55 mijë viktima nga COVID-19

OBSH: Ja sa kandidatë kemi për vaksinën e koronavirusit

Vendi me 6 milionë banorë thotë se nuk ka raste me Covid, OBSH nis hetimet

Zbulohet ne Himarë varreza tumulare e periudhës së bronzit

Zbulohet ne Himarë varreza tumulare e periudhës së bronzit
















TE FUNDIT

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
20 Nëntor, 2025

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë...

Lexo më shumë

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
20 Nëntor, 2025

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael...

Lexo më shumë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë. Ndërsa zv.kryeministrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com