Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buxheti i 2025, Tabaku: Larg interesave të qytetarëve, vëmendja e qeverisë ndaj pensionistëve për qëllime elektorale

2024/11/14 at 7:50 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Buxheti i 2025, Tabaku: Larg interesave të qytetarëve, vëmendja e qeverisë ndaj pensionistëve për qëllime elektorale

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kritikoi buxhetin e vitit 2025 dhe politikat ekonomike të qeverisë në parlament. Ajo argumentoi se buxheti i ri nuk përfaqëson interesat e qytetarëve dhe favorizon një ekonomi të ndërtuar mbi interesat e ngushta të oligarkëve dhe bizneseve të mëdha, duke përjashtuar përfitimet për qytetarët e zakonshëm. Tabaku e konsideroi buxhetin e propozuar si “të papërgjegjshëm” dhe si një vazhdimësi e një modeli që ka çuar në varfërimin e shqiptarëve dhe plakjen e popullsisë.


Tabaku u ndal gjithashtu tek politika fiskale, duke e cilësuar si të pabarabartë dhe të ngarkuar me taksa që nuk mbështesin as sipërmarrësit, as qytetarët e zakonshëm.

Përveç ekonomisë, Tabaku ngriti shqetësimin mbi trajtimin e pensionistëve, duke e cilësuar kujdesin e papritur të qeverisë ndaj tyre si një veprim elektoral dhe të vonuar.

Deputetja kritikoi edhe planin e qeverisë për të ulur informalitetin, duke vënë në dukje se këto janë aksione periodike që nuk i japin zgjidhje shkakut të vërtetë të informalitetit, i cili sipas saj buron nga politika e taksave të larta dhe sistemi fiskal i ngarkuar. Ajo theksoi se vetëm një ofertë e vërtetë ekonomike, që punon për qytetarin dhe që përqendrohet në sektorët e domosdoshëm për zhvillim si arsimi, infrastruktura dhe shëndetësia, mund ta rikthejë shpresën tek qytetarët.

Fjala në kuvend:

Politika, si çdo gjë tjetër, është besim se mund të ndryshosh diçka dhe është besim që me mundin, kontributin dhe punën mund t’ia dalësh. Pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se nuk ia dalin. Ata mendojnë se këtu, me të drejtën, me kontributin, me meritokracinë, nuk ia del dot. Me ministrin nuk patëm mundësi të debatonim dje, por dua të ndalem në dy momente që nuk lidhen me marrëveshjen, por lidhen me marrëdhëniet tona me besimin ndaj qeverisë.

Pensionet janë një nga këto çështje, sepse kam parë qeveritarët që kohët e fundit kanë nisur të dalin me foto e takime me pensionistët, të cilët këto vite kanë shkuar nga 500 mijë në 800 mijë. Sot, politika po u drejtohet pensionistëve ngaqë shumica e shqiptarëve janë pensionistë dhe sepse 40% e forcës së punës është larguar nga vendi ynë. Ky realitet i trishtë dhe ky realitet që sot të gjithë e shohin në familjen e tyre tregon se Shqipëria po plaket.

Shqipëria sot nuk është Shqipëria dinamike, vendi dinamik me të rinj e të reja që kërkonin të investonin, ndërsa sot duan të ikin dhe të largohen. Ndërsa debati me pensionistët që bëni sot është një debat që duhej të ndodhte dhjetë vite më parë, kur bëtë Reformën e Pensioneve që nuk arritët dot t’u jepni pensionistëve atë shpërblim dinjitoz që i gënjyet. Por sot që janë zgjedhjet dhe u duhet vota, kujtohen që po vuajnë pensionistët. Rritja e çmimeve në këto dhjetë vite ka qenë 55%, e shkaktuar nga faktorët e brendshëm. Një rritje çmimesh e papërballueshme për qytetarët, e shoqëruar me kostot e produkteve më të larta se në çdo treg tjetër rajonal apo evropian.

Dhe kjo rritje vjen si pasojë e kapjes së tregut dhe mbylljes së tij me biznese që kanë kapur të gjithë rrjetin e shpërndarjes ose janë formuar në mënyrë oligopoliste duke monopolizuar shitjen. Një tjetër provë se si është kapur ekonomia. Prandaj sot qeveria nuk i jep dot përgjigje asnjë shqetësimi real për shqiptarët; përse çmimet janë më të lartat? Përse rritja e çmimeve tona është më e madhe? Përse pensionistët shqiptarë kanë pensionet më të ulëta?! Në fakt, përgjigja e tyre është ajo e rritjes qesharake prej 20 lekësh në ditë, dhe e dini çfarë do të ndodhë? Këtu do jemi, qeveria shqiptare do t’u japë një bonus në fund të vitit. Mund të jetë mbase një rritje e mirë, por prapë mbetet lëmoshë përpara zgjedhjeve ndërsa ata vuajnë përditë.

Kjo qeveri nuk i jep dot zgjidhje as skemës së pensioneve që po zhbëhet, as situatës së shqiptarëve që largohen dhe as problemit të çmimeve sepse ato janë problemi.

Ekonomia shqiptare ka nevojë të shihet nga një prizëm tjetër; nga një model i fokusuar te ndërtimi i një ekonomie që zhvillon industrinë. Nga një model ekonomik ku ulet bujqësia në një model ekonomik ku rritet turizmi dhe ndihmon bujqësinë. Një model ekonomik që stimulohet nga një politikë fiskale miqësore me ekonominë, që nuk vjen as me buxhetin e sotëm as me të djeshmin.

Buxheti 2025 që po diskutohet në kuvend nuk ka asnjë ndryshim në filozofi, në logjikë dhe në politikat e ndërmarra, madje nuk ka asnjë investim të drejtë dhe novator në sektorët e duhur ekonomik për rritjen ekonomike. Vazhdon avazi i njëjtë.

Sot, konsumatorët shqiptarë mund të kishin përfituar nga ulja e çmimeve si pasojë e uljes së kursit të këmbimit, por as për këtë nuk përfitojnë. Edhe pse kursi i këmbimit po shkatërron sektorin fason, që mund të hedhë në rrugë 75 mijë punonjës dhe të çojë në zero një sektor ekonomik ku janë investuar miliona euro gjatë këtyre viteve. Pra, zhvlerësimi i euros nuk po ndihmon konsumatorët dhe as rritjen ekonomike të fasonerisë; përkundrazi, e bën më të shtrenjtë për shqiptarët dhe më keq për të punësuarit në fasoneri.

Ky buxhet i vitit 2025 është i bazuar në abstraktimin e parave, pasi rritjen ekonomike e bazon vetëm në sektorin e ndërtimit dhe kësaj krize në ekonominë tonë. Një buxhet që nuk ka shpërndarje të të ardhurave dhe rritjes ekonomike; vetëm në ndërtim dhe projektet e ndërtimit. Dhe këto janë shqetësime që janë thënë ndër vite, që janë diskutuar nga ana jonë me kalimin e kohës.

Sa herë që dëgjoni se po dalin në luftë kundër informalitetit, atëherë përherë ta dini që kanë një hall të madh që duan ta mbulojnë. Se kanë dështuar diku. Nuk kanë qenë të pakta këto aksionet anti-informalitet, që janë me gjasë 8 aksione që nuk merren me shkakun e informalitetit që është politika e taksave. Një strukturë taksash me 5 apo 6 shtresa që nuk mbështet as punën, as sipërmarrjen dhe as frymën.

Një buxhet aq larg nevojave të shqiptarëve që e ndjen sapo takon disa grupe njerëzish ose interesi. Me keqardhje shoh dhe dëgjoj se pyetja e tyre kryesore është se kur do mund të largohemi, sepse kualifikimet tona profesionale nuk vlejnë në Shqipërinë që nuk e do meritokracinë. Kjo mungesë shprese vjen pikërisht nga ky model i ekonomisë së kapur, modeli i një ekonomie të kapur keq që nuk prodhon më për 95% të shqiptarëve. Prandaj ne duhet ta ndryshojmë këtë model. Sepse ky model prodhon një buxhet që nuk i shërben shqiptarëve dhe nuk shkon në sektorët e duhur si fjala vjen te onkologjiku, siç e folëm pak më herët në këtë sallë, por shkon te koncesionet dhe PPP-të.

Që nuk i çon shpenzimet e bujqësisë ku duhet, por i çon për t’u shpërndarë për tollonat e naftës elektorale. Edhe kjo është historia me çdo sektor tjetër që është i domosdoshëm për t’u pasur në mendje; arsimi, infrastruktura e kështu me radhë.

Modeli ekonomik që shkon dhe dërgon paratë e taksave të shqiptarëve te ato pak biznese që bëjnë pazar me taksat e shqiptarëve. Por këtë model nuk mund ta ndryshojnë arkitektët dhe ideatorët e 12 buxheteve që kanë prodhuar këtë sistem të kapur dhe të korruptuar që nuk punon për ju! Por vetëm ne mund ta ndryshojmë për qytetarët shqiptarë përmes një oferte ekonomike që punon për qytetarin dhe jo anasjelltas. Një mundësi që e jep veç PD. Ata që janë shkaku i sëmundjes nuk është oferta që ne kërkojmë.



Ju sugjerojmë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Para
Greqia në bisedime me Izraelin, do të blejë “Iron Dome”, plan 10 vjeçar miliardash për ushtrinë

Greqia në bisedime me Izraelin, do të blejë “Iron Dome”, plan 10 vjeçar miliardash për ushtrinë

Ambasadori i Ukrainës: Shqipëria jep një ndihmë shumë të madhe për ne

Ambasadori i Ukrainës: Shqipëria jep një ndihmë shumë të madhe për ne

“Çerdhe korrupsioni” me pensionet, masat për drejtuesit e postës

“Çerdhe korrupsioni” me pensionet, masat për drejtuesit e postës
















TE FUNDIT

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com