Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buxheti 2022/ Manastirliu: Parashikohet rritja më e madhe për familjet në nevojë

2021/11/15 at 2:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Buxheti 2022/ Manastirliu: Parashikohet rritja më e madhe për familjet në nevojë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend, deklaroi se me Buxhetin e 2022 do të financohen 27 miliard e 850 milionë lekë për programet e mbrojtjes sociale, duke zgjeruar mburojën sociale për shtresat më në nevojë. Buxheti 2022 parashikon rritjen e masës së ndihmës ekonomike për çdo familje pjesë të kësaj skeme, duke parashikuar rritjen më të madhe për familjet më në nevojë.

“Buxheti 2022 është buxheti i qytetarëve, që rrit mburojën sociale për ata që janë më vulnerabël. Do të financojmë me këtë buxhet mbi 27 miliard e 850 milionë lekë për programet e mbrojtjes sociale. Rritja e mburojës sociale do të shkojë direkt për familjet në ndihmë ekonomike. Çdo familje pjesë e skemës së ndihmës ekonomike do të ketë 10% rritje të pagesës me buxhetin 2022.  Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për 15 mijë familjet e kësaj skemë që kanë 3 fëmijë deri në 18 vjeç. Do të trefishohet masa e ndihmës ekonomike për fëmijët me status jetimi dhe për gratë e trafikuara dhe me urdhër mbrojtje”, tha Manastirliu.

Duke folur për programet e mbrojtjes sociale, Ministrja e Shëndetësisë tha se për vitin 2022 janë parashikuar të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar më shumë se 164 mijë persona, përfshirë edhe kujdestarë të personave me aftësi të kufizuar dhe invalidët e punës.

“Përsa i përket shtrirjes së reformës së aftësisë së kufizuar, planifikohet që me buxhetin e vitit 2022 kjo skemë e re e vlerësimit të ri të klasifikimit sipas kritereve ndërkombëtare të OBSH, të mbështetet nga buxheti i shtetit në vlerën 16 miliard e 790 milionë lekë. Do të përfitojnë më shumë se 164 mijë persona, përfshirë këtu edhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar dhe invalidë të punës”, tha Manastirliu.

Buxheti 2022 do të vijojë konsolidimin e Programit të Bonusit të Bebes, si një program universal i mbrojtjes sociale për çdo të porsalindur.

“Mbi 2 miliard lekë është financimi i parashikuar për programin e konsoliduar të Bonusit të Bebes, ku më shumë se 30 mijë fëmijë në vit përfitojnë nga 40 mijë-120 mijë lekë”, tha Manastirliu.

Përsa i përket shërbimeve sociale në territor në mbështetje të planeve sociale të bashkive por edhe në mbështetje të strategjisë për riintegrimin social dhe përfshirjen sociale, do të jenë të dedikuara rreth 320 milionë lekë për qendra të reja sociale në territor dhe për ndërmarrjet sociale, si dy instrumenta efektiv, Fondi Social dhe Ndërmarrjet Sociale që aktivizojnë në territor shërbime të reja sociale për grupet e pafavorizuara. Një tjetër program i mbrojtjes sociale që do të vijojë është riintegrimi i të përndjekurve politikë. Nga Buxheti 2022, 1 miliard e 35 milionë lekë do të financohen për programin e riintegrimit për të përndjekurit politikë.

Etiketa: buxheti 2022manastirliushendetesia

Ju sugjerojmë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Rajoni

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

15 Nëntor, 2025 6:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Para
Enkelejd Joti zgjidhet Drejtor i ri i RTSH-së

Enkelejd Joti zgjidhet Drejtor i ri i RTSH-së

Gjykata e Lartë rihap garën për vend vakant, kriteret që duhet të plotësohen

Gjykata e Lartë rihap garën për vend vakant, kriteret që duhet të plotësohen

Covid-19, Kosova regjistron 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Kosovë/ Vetëm katër raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

TE FUNDIT

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
15 Nëntor, 2025

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur...

Lexo më shumë

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
15 Nëntor, 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand...

Lexo më shumë

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
15 Nëntor, 2025

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
15 Nëntor, 2025

Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com