Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë për dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit. Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku thotë se Gjykata Kushtetuese fton te gjitha palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 Janar 2023 dhe më pas do të zhvillohet seanca publike.
“Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin. Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton te gjitha palet te çojnë argumenta dhe prova brenda dates 27 Janar 2023. Me pas do zhvillohet seance publike! Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka! Butrinti do fitojë!:-shkruan Zhupa.