Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Butrinti/ Zhupa: I kërkova qeverisë komunikimet me UNESCO-n, më sollën një copë letër

2023/08/08 at 2:59 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Butriniti”, Zhupa merr letër nga ish-kongresmeni arbëresh: Do jetë prezent në seancën në “Kushtetuese”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar sërish për çështjen e Butrintit.

Përmes një deklaratë për mediat, ajo tha se ka kërkuar të marrë komunikimet që janë bërë nga qeveria shqipatre me UNESCO, sa i takon çështjes së Butrintit, por sipas saj Këshilli i Ministrave i ka dërguar një ‘copë letër me shkrim dore’.

Zhupa tha se përgjigja e kthyer me dorë tregon mungesën e seriozitetit të sistemit qeverisës së shtetit, trajtimin aspak profesional të komunikimeve shtetërore zyrtare me organizmat ndërkombëtarë, por dhe humbjen e dokumentave zyrtare, mospasjen e informacioneve të sakta nga UNESCO.

Deputetja u shpreh se qeveria po përpiqet të fshehë të vërtetën për Butrintin.

“Siç jeni në dijeni, gjatë gjykimit kushtetues, si deputete e Partisë Demokratike, unë kam kërkuar të marr të gjitha komunikimet me UNESCO të qeverisë shqiptare. Butrinti është pasuri botërore UNESCO dhe njoftimi dhe rekomandimet e tyre janë detyra shtetërore.

Për të treguar mungesën e seriozitetit të Këshillit të Ministrave, dhe gjendjen katastrofale me të cilën punojnë sot, do kërkoj vëmendjen e publikut për një nga “dokumentat” e sjella nga Këshilli i Ministrave.

Është pikërisht kjo, një copë letër me shkrim dore, pa firmë, pa vulë, pa protokoll, pa datë, siç mund ta shikoni. Kjo copë letër i sillet Gjykatës Kushtetuese, nivelit gjyqësor më të lartë në Republikën e Shqipëerisë dhe shkruan:

“Kërkesa mbi komente për draft ligjin është bërë me email. Ky email nuk gjendet për shkak të mbylljes së llogarive të punonjësve pas largimeve nga puna”.

Kjo copë letër, që si duket është sjellë nga pakujdesia prej Këshillit të Ministrave ose nga çmenduria e një administratë që nuk kupton rëndësinë e procesit kushtetues, nuk kupton rëndësinë e Unesco-s, rëndësinē e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe rëndësinë e palëve si Presidenti, Deputetët, KLSH, Avokat i Popullit.

Kjo copë letër “zyrtare” tregon mungesën e seriozitetit të sistemit qeverisës së shtetit, trajtimin aspak profesional të komunikimeve shtetërore zyrtare me organizmat ndërkombëtarë, por dhe humbjen e dokumentave zyrtare, mospasjen e informacioneve të sakta nga UNESCO.

Nga ana tjetër një përpjekje më shumë për të fshehur informacion. Kjo sepse edhe sikur llogaritë e emailit të personave, ish funksionarë publikë të larguar, të jenë mbyllur, sërish përmbajtja e tyre mund të gjenerohet nga sistemi gov.al që administrohet, ruhet nga AKSHI. Janë dhënë miliona euro për qeverisjen dhe sistemet elektronike që në fund të humbnim komunikimet zyrtare me UNESCO?!

Një meme e gatshme e mënyrës si funksionon qeveria shqiptare, dhe një rrethanë apsak e këndshme, del në pah përpara Gjykatës Kushtetuese dhe opinionit publik mangësitë që kemi nga informacionet e paraqitura nga qeveria në lidhje me gjithë praktikën e ndjekur për të dhënë me koncesion Butrintit për 10 vjet.

Për Butrintin po fshihet e vërteta sepse çdo gjë është kundër atyre që e kanë dhënë dhe atyre që e kanë marrë. Si bashkëpunëtore në krim qeveria nuk sjell dokumentat zyrtare, kurse AADF nuk vjen si palë në procesin gjyqësor. Por tē jenë të sigurt që çdo marifet nuk i shpëton dot nga antikushtetueshmëria”, thotë Zhupa.

Etiketa: butrintiina zhupaunesco

Ju sugjerojmë

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës
Bota

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

11 Gusht, 2025 10:45 pm
Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin
Aktualitet

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

11 Gusht, 2025 10:14 pm
Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë
Bota

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

11 Gusht, 2025 9:58 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

11 Gusht, 2025 9:30 pm
Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë
Aktualitet

Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë

11 Gusht, 2025 9:12 pm
Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë
Rajoni

Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë

11 Gusht, 2025 8:53 pm
Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve
Aktualitet

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve

11 Gusht, 2025 8:25 pm
Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal

11 Gusht, 2025 8:12 pm
Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime
Aktualitet

Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime

11 Gusht, 2025 8:00 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump: Do të tentoj t’ia kthej Ukrainës tokën e vet

11 Gusht, 2025 7:40 pm
Para
Foto/ Momenti nga sherri ku humbi jetën 55-vjeçari në Vlorë

Foto/ Momenti nga sherri ku humbi jetën 55-vjeçari në Vlorë

Arabia Saudite liberalizon vizat turistike për Shqipërinë

Arabia Saudite liberalizon vizat turistike për Shqipërinë

U kap në Vlorë me armë me selenciator, kush është 35-vjeçari me precedentë në Itali

U kap në Vlorë me armë me selenciator, kush është 35-vjeçari me precedentë në Itali

TE FUNDIT

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë...

Lexo më shumë

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin
11 Gusht, 2025

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë,...

Lexo më shumë

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë
11 Gusht, 2025

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk...

Lexo më shumë

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

Demokracia në SHBA nën presion
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka angazhuar të hënën ushtrinë për ta luftuar krimin e dhunshëm në Uashington, teksa përmbush...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com