Aktualitet

Butrinti/ Margariti: Nuk do ketë ndërtime. Do të bëjmë vetëm qendrën e vizitorëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:15 - 22/06/22 |
Opi Nion

Teksa vijojnë debatet për çështjen e Butrintit, ministrja e Kulturës në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë ka theksuar se nuk do të ketë ndërtime në zonat që kanë vlera mjedisore ose arkeologjike.

Margariti tha se po shikohet që  të realizohet vetëm një qendër vizitorësh që sipas saj është një aset i munguar dhe i nevojshëm.

“Zona e hequr prej 800 hektarësh është zona e Ksamilit, që shpesh e kemi quajtur Bathorja e Butrintit. Kjo është një zonë e deklaruar dhe me potenciale arkeologjike. Nga 2014 e më pas kemi vendosur një kuadër të qartë ligjor, ku kemi parë mungesën e potencialit. Nuk prekim asgjë që ka vlera mjedisore ose arkeologjike. Sa i përket zonës së Manastirit, ajo vazhdon e ka të njëjtin status, është status i një objekti fetar. Nuk ka rishikime të zonës për të hapur rrugën këtyre veprimeve.

Sa i përket planit të menaxhimit, ndërtime në zonë nuk do të ketë, përveçse shikimit për qendrën e vizitorëve, që është një aset i munguar dhe i nevojshëm. Si i tillë do të shihet brenda të gjitha kritereve. Synimi ynë është ta kthejmë parkun në një park karbon-free”, u shpreh ministrja.

Pas