Aktualitet

Busti i Skënderbeut në Itali, Balla poston videon me fëmijët arbëreshë


               Publikuar në : 14:43 - 15/04/19 |
eri on

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla morën pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu në Bashkinë e Portocannone në Itali, e cila është njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka postuar në Facebook videon e ceremonisë së vendosjes se bustit të heroit kombëtar në Bashkinë e Portocannone.

Gjatë kësaj ceremonie, Gramoz Ruçi mori titullin “Qytetar Nderi” i Portocannone, për të cilën tha se është vlerësim, frymëzim dhe detyrim i madh për të./Opinion.al

Festë e paharrueshme sot në Bashkinë e Portocannone🇮🇹, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises, për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe për flamurin kuq e zi👐🇦🇱

Posted by Taulant Balla – Faqja Zyrtare on Monday, 15 April 2019

Pas