Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur të martën se çështja Çame që nga viti 2013 ka qenë temë e diskutimit në takimet zyrtare mes dy vendeve.
Bushati deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’ në TV Klan, se pavarësisht kësaj, nuk do të thotë që ka pasur dakordësi apo qëndrim të njëjtë sa i përket çështjes Çame.
Më tej, ai mohoi që vendi ynë të ketë pretendime për territorin e Çamërisë në raport me Greqinë.