Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bushati për gazetën greke: Çështja çame, është çështje e të drejtave themelore

2021/11/14 at 8:22 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Kthimi i vizave nga Holanda, vjen reagimi i shkurtër i Ditmir Bushatit

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nënjë intervistë për gazetën greke To Vima është pyetur ndër të tjera edhe për çështjen çame. Ndërsa tha se në punën e tij të përditshme raportet me Greqinë zinin një vend të veçantë, Bushati pohoi ndër të tjera se në takimin me Kotzias është prekur edhe çështja çame.


“Çështja çame është pjesë e dosjes sonë historike dypalëshe dhe është parashtruar nga qeveria shqiptare ndaj qeverisë greke. Më lejoni të jem i qartë, Shqipëria nuk e konsideron “çështjen çame” të lidhur me ndonjë pretendim territorial, pasi ne respektojmë plotësisht Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit, Protokollet e Firences dhe të gjitha aktet e të drejtës ndërkombëtare që kanë të bëjnë me paprekshmërinë e kufijve”, tha Bushati.

Intervista

To Vima: A po largohet Shqipëria nga anëtarësimi në Bashkimin Europian? Nëse po, kush mendoni se është përgjegjës?

Ditmir Bushati: Procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE po shoqërohet me paqartësi dhe gjysmë angazhime. Kjo u provua qartësisht mbas krizës financiare të vitit 2008. Që nga ajo kohë, marrëdhëniet BE – Ballkan Perëndimor rrallë gjenden në trajektoren e konvergjencës ekonomike dhe europianizimit të shpejtë. Këto dy komponentë janë të ndërlidhur dhe të nevojshëm për transformimin real të vendeve të rajonit. Vendi i fundit që u bë anëtar i BE-së ishte Kroacia (2013). Që atëherë, duket se nuk ka “oreks” për zgjerim, për shkak të dinamikës së brendshme të BE-së, por edhe të sfidave komplekse të konsolidimit të demokracisë në Ballkanin Perëndimor, të përforcuara nga agjendat konkurruese dhe mosmarrëveshjet dypalëshe.

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE mbetet një objektiv kombëtar, në funksion të demokratizimit dhe transformimit social dhe ekonomik. Fillimi i bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë tanimë ka kaluar përtej çdo afati. Në mënyrë metaforike, Shqipëria qëndron si kolateral i mosmarrëveshjes së fundit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Lënia e Ballkanit Perëndimor në një zonë të përhershme muzgu në cepin e Europës do të ishte një dorëzim strategjik. Në vitin 2003, në Selanik, udhëheqësit e BE-së morën vendimin largpamës për të ofruar një perspektivë europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Tani, 18 vjet më pas, në vend që të flitet për “perspektive euriopiane të rajonit tonë” është koha që BE-ja të përmbush angazhimin e saj, duke punuar ngushtë me SHBA-të, për të nxitur reformat dhe përparimin e nevojshëm në rajon.

To VIMA: Greqia zgjeroi ujërat territoriale në detin Jon në 12 milje detare. Si i komentoni përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së delimitimit të hapësirave detare mes Athinës dhe Tiranës me një proces të mundshëm në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë?

Ditmir Bushati: Vendimi i Greqisë për të shtrirë ujërat e saj territoriale në 12 milje përcjell një mesazh të qartë politik që pasqyron ndryshimet që kanë ndodhur në dy vitet e fundit. Ky është zgjerimi i parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe vjen menjëherë pas marrëveshjeve të delimitimit të hapësirave detare me Italinë dhe Egjiptin, rifillimin e bisedimeve eksploruese me Turqinë, si dhe angazhimin publik për ta zgjidhur çështjen e delimitimit të hapësirave detare me Shqipërinë përmes një gjykate ndërkombëtare. Jemi përballë një ndryshimi të qëndrimit tradicional të politikës së jashtme greke, e cila synonte të niste nga Egjeu zgjerimin e ujërave territoriale. Ndryshimi i qëndrimit kërkon të diferencojë trajtimin e çështjeve që lidhen me delimitimin e hapësirave detare me Turqinë, krahasuar me vendet e tjera, për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur nga precedentët që krijohen. Ndryshimi tjetër konfirmon një largim nga pozicioni tradicional grek për ndikim të plotë të ishujve në raport me tokën kontinentale, siç duket qartë nga marrëveshjet e lidhura me Italinë dhe Egjiptin.

Vendet tona janë përfshirë që nga viti 2008 në procesin e delimitimit të hapësirave detare, në përputhje me Konventën për të Drejtën e Detit. Ky proces nuk ka qenë i lehtë, veçanërisht pasi Marrëveshja e vitit 2009 u shpall antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. Përpjekja e dytë për ta zgjidhur, si pjesë e paketës më të gjerëtë çështjeve dypalëshe, nuk solli rezultatet e pritura. Së fundmi, vendet tona vendosën ta referojnë çështjen në një gjykatë ndërkombëtare. Në thelb, ky process përgatitet nga palët, ndërkohë qëvendimmarja është e gjykatës. Në negociatat dypalëshe, palët veprojnë mbi bazën e objektivave dhe ekzigjencave të tyre. Ato kontrollojnë produktine negociatave. Kur palët vendosin t’i drejtohen gjykatës, kjo e fundit është rojtare e precedentëve të vendosur nga e drejta ndërkombëtare. Rrjedhimisht e pandjeshme ndaj objektivave tëpalëve.

To Vima: Në vitin 2018, Athina dhe Tirana iu afruan zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura. Ku ishte konvergjenca dhe cilat dallime u tejkaluan?

Ditmir Bushati: Kur m’u besua detyra e Ministrit tëPunëve të Jashtme në shtatorin e 2013-ës, marrëdhëniet dypalëshe ishin pothuajse të ngrira, mosbesimi ishte i madh, nuk kishte kontakte të nivelit të lartë. Më duhet ta pranoj se, marrëdhëniet me Greqinë zinin një vend të veçantë në punën time të përditshme si Ministër i Jashtëm. Me kalimin e viteve, ne zhvilluam “politikën e hapave të vegjël”, duke vënë në lëvizje procesin e trajtimit të çështjeve të pazgjidhura dypalëshe, e duke arritur rezultate të prekshme. Kësisoj, kaluam nga faza e identifikimit dhe prezantimit të çështjeve dypalëshe në përcaktimin e një kuadri dhe pakete për diskutimin e tyre. Kështu, filluam diskutimet eksploruese në nivel diplomatik dhe teknik. Ndërtuam hap pas hapi një proces të bazuar në besim dhe përshkruam rrugën dhe agjendën se si do të trajtoheshin të gjitha çështjet dypalëshe.

Nëpërmjet këtij procesi ne ramë dakord për: heqjen e rezervës për përdorimin e vulës Apostile nga Greqia; njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve; regjistrimin e fëmijëve të lindur në Greqi nga prindër shqiptarë pa leje qëndrimi të rregullt; përdorimin e toponimeve përkatëse në dokumentet e udhëtimit bazuar në standardet e OKB-së; zbatimin e marrëveshjes për zhvarrosjendhe rivarrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941; nisjen e komisionit të përbashkët përrishikimin e teksteve shkollore.

Edhe pse ende nuk janë zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet tona, ne mund të jemi të sigurt për një gjë: vendet tona janë të lidhura nga prania e komunitetit të madh shqiptar në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri. Trajtimi i të gjitha çështjeve dypalëshe do ta kthejë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve tona në një partneritet të vërtetë strategjik.

To Vima: A e ngriti pala shqiptare “çështjen e çamëve”? Nëse po, çfarë përgjigje morët nga Nikos Kotzias, në atë kohë ministër i Jashtëm grek?

Ditmir Bushati: Çështja çame është pjesë e dosjes sonë historike dypalëshe dhe është parashtruar nga qeveria shqiptare ndaj qeverisë greke. Më lejoni të jem i qartë, Shqipëria nuk e konsideron “çështjen çame” të lidhur me ndonjë pretendim territorial, pasi ne respektojmë plotësisht Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit, Protokollet e Firences dhe të gjitha aktet e të drejtës ndërkombëtare që kanë të bëjnë me paprekshmërinë e kufijve. Ne e konsiderojmë “çështjen çame”, si një çështje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, një çështje që lidhet me lirinë e lëvizjes, të drejtën e gëzimit të pronës, të drejtën e kujtesës dhe respektit për paraardhësit.

To Vima: Jam i sigurt që i keni ndjekur deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Cili është mendimi juaj?

Ditmir Bushati: Kosova është një partner strategjik natyral i Shqipërisë. Bashkëpunimi ynë udhëhiqet nga interesi kombëtar për thellimin e ndërveprimit politik, ekonomik, social dhe kulturor, si dhe përpromovimin e procesit të anëtarësimit në BE, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal. Duke pasur parasysh këtë, bashkëpunimi strategjik me Kosovën është themelor dhe synon të jetësojë rrugën europiane të shqiptarëve, të bashkuar brenda BE-së.

 

Etiketa: bushatigazeta greke


Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
Katar 2022/ Maqedonia e Veriut shkon në play-off

Katar 2022/ Maqedonia e Veriut shkon në play-off

Drejt përfundimit numërimi në Prishtinë/Abdixhiku i uron  fitoren Përparim Ramës

Drejt përfundimit numërimi në Prishtinë/Abdixhiku i uron  fitoren Përparim Ramës

Përfundon numërimi në Gjakovë, Ardian Gjini fiton përballë Mimoza Kusari Lila  

Përfundon numërimi në Gjakovë, Ardian Gjini fiton përballë Mimoza Kusari Lila  
















TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com