Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bushati: Negociatat me Greqinë në fazë të pakthyeshme, të dyja palët të fituara

2018/06/18 at 12:32 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Bushati: Mos intimidoni negociatoret, po jepni mesazh të gabuar tek Greqia

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë një vizite në Berat ka folur për ecurinë e negociatave me Greqinë. Ai i është përgjigjur interesit të gazetarëve duke thënë se “tashmë negociatat janë në fazë të pakthyeshme dhe se të dyja palët do të dalin të fituara”.

Zoti Bushati në ç’pikë ndodhen negociatat me Greqinë?

Kësaj jave do të ketë një takim tjetër mes meje dhe homologut Kotzias, ku do të vazhdojmë të diskutojmë dhe për mundësinë për të gjetur një marrëveshje për sa i përket delimitimit të zonave detare dhe besoj që paralelisht me takimin tonë do të ketë dhe një takim tjetër të ekipit negociator. Ky është një proces që ka hyrë në një fazë shpresoj të pakthyeshme, po që të dyja palët kanë nevojë për kohën e tyre, në mënyrë që të shkojnë drejt një marrëveshje të pranueshme, të drejtë dhe siç e kam theksuar, një marrëveshje e zbatueshme.

Çfarë pikash kanë ngelur ende pezull?

Parimet mbi të cilat udhëhiqet marrëveshja janë të qartë, sepse në fund të ditës janë trupëzuar dhe te autorizimi që ka lëshuar presidenti i Republikës për ekipin negociator. Natyrisht si në çdo negociatë, palët kanë pretendimet të ndryshme. Në disa raste këmbëngulet për t’u vendosur një precedent i caktuar, në disa raste të tjera për tu sqaruar çështje që nuk janë sqaruar dot në të shkuarën. Në këtë moment nuk mund të them më shumë për këtë çështje. Por besoj se nga analiza që i kemi bërë këtij procesi mund të thuhet që jemi në një rrugë pa kthim dhe shpresoj që në një të ardhme jo të largët ne ta mbyllim këtë marrëveshje, e cila nuk është e vetmja pikë siç e kam thënë e paketës që ne negociojmë e diskutojmë me palën greke, sepse paketa është shumë me e gjerë se kjo marrëveshje.

Z. Kotzias ka thënë që nuk do të bëj pushime, ju do të bëni pushime, në funksion të marrëveshjes?

Ne jemi thuajse në kontakte të përditshme për këtë çështje. Dhe dje kam pasur një bisedë telefonike me të, me homologun maqedonas dhe përfaqësuesen e lartë të politikës së jashtme të BE, Mogherini. Gjithashtu kemi diskutuar dhe për këtë çështje, duke marrë shkas nga firmosja e marrëveshjes së djeshme mes Athinës dhe Shkupit. Besoj se ekipet tona janë me kapacitet të plotë, koha është e rëndësishme në marrëdhënie ndërshtetërore, momenti është i rëndësishëm. Besoj se ka ardhur momenti pas 10 vitesh diskutimesh ne të përfundojmë këtë marrëveshje aq më tepër që sot kushtet janë përmirësuar dhe falë vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e detit që për ne është një udhërrëfyes si nuk duhet bërë një marrëveshje dhe cilat janë gabimet që duhen evituar kur futesh në një proces diskutimi.

Zoti Bushati ia keni dhënë të gjitha informacionet presidentit të Republikës?

Është krejt normale që presidenti të kërkoj informacione më shteruese për çështje që mendohet që kërkohet një informacion më i plotë. Ka një komunikim institucional dhe njerëzor me presidentit e Republikës për këtë çështje. Pas çdo raundi bisedimesh Presidentit të Republikës i është vënë në dispozicion e gjithë problematika e çështjeve që janë diskutuar dhe hapave që janë hedhur në këtë proces, po mbi bazë të Kushtetutës është Presidenti ai që lëshon autorizimin për një marrëveshje të tillë, prandaj është krejt e mirëkuptueshme çdo kërkesë e tij për informacion shtesë, apo më të detajuar për një çështje specifike.

Në raport me vendimin që do të merret më 28-29, kjo marrëveshje me Greqinë do të jetë para apo pas? Mund të ketë një datë?

Do ta shihni që të gjithë ata që kanë vendosur bast sikur qeveria apo Shqiëpria është nën presion për të mbyllur një marrëveshje me Greqinë në funksion të datës 28 apo 29 e kanë thjesht gabim. Nuk ka pikë diskutimi që na intereson për të mbyllur gjithë çështjet e hapura me fqinjët tanë, dhe në rastin në fjalë me Greqinë, sikundër është në interesin e Greqisë për të mbyllur kapitujt me Shqipërinë. Kjo është një tezë që është hedhur në opinionin publik kryesisht nga opozita që nuk gjen bazë. Në rast se për një moment do të merrnim të mirëqënë faktin që ne jemi në një presion për të mbyllur një marrëveshje me palën greke për shkak të datës 28 dhe 29, kundërpyetja është po pala greke në çfarë presioni është? Pse do të kishte interes për ata mbyllur në datën 28 apo 29. Për të gjithë ata që mendojnë që Shqipëria me nisjen e bisedimeve për anëtarësim nuk do të ketë më standarde apo kushte për të plotësuar, unë mund t’u them që e kanë gabim. Vetëm në procesin e bisedimeve për anëtarësim mund të jenë të paktën 300 raste ku vende të ndryshme anëtare mund të vendosin në tryeze çështje të cilat potencialisht mund ta bllokojnë një vend në tryezën e bisedimeve, prandaj çështja e datës 28-29 është jashtë këtij diskutimi.

Nga ana tjetër ne e kemi çuar të gjithë këtë proces në një pikë ku ekzistojnë të gjitha mundësitë që Shqipëria dhe Greqia të gjejnë zgjidhjen e përbashkët dhe për këtë çështje dhe të dalin nga tavolina bisedimeve me ndjesinë e mirë që secila palë ka fituar në këtë proces. Sepse jo më kot quhen negociatë, marrëveshje ku palët tentojnë të akomodojnë shqetësime të ndryshme që kanë përmes një proces negocimi dhe mirëkuptimi mes tyre.

Marrëveshja Athinë-Shkup lehtëson çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë bashkë?

Natyrisht marrëveshja për gjetjen e një emri të ri përsa i përket dy fqinjëve tanë, krijon dinamikë të re në rajon. Në radhë të parë dëshmon një ndërgjegje të lartë shtetërore nga ana e të dy fqinjëve tanë dhe kësaj radhe është Ballkani që jep shembuj për Evropën dhe BE. Dua të besoj që edhe BE do t’i përgjigjet me shembuj konkretë përmes mbështetjes së procesit të bisedimeve për anëtarësim në rastin në fjalë me Shqipërinë dhe Maqedoninë sepse momenti ka ardhur.




Ju sugjerojmë

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
Aktualitet

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

6 Gusht, 2025 10:22 pm
Patos, digjen 4 hektarë me pisha
Aktualitet

Patos, digjen 4 hektarë me pisha

6 Gusht, 2025 9:02 pm
Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
Aktualitet

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

6 Gusht, 2025 7:04 pm
Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit
Aktualitet

Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit

6 Gusht, 2025 6:46 pm
Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie, ekonomia u rrit
Aktualitet

“Turizmi dhe ndërtimi ndihmuan ekonominë”, Sejko: Rritje pozitive ekonomike

6 Gusht, 2025 6:07 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Patos/ Zjarri përfshin pyllin me pisha, era favorizon flakët

6 Gusht, 2025 5:46 pm
Rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, Koçiu: Investim për mbi 100 mijë banorë
Aktualitet

Rikonstruksioni i spitalit të Kavajës, Koçiu: Investim për mbi 100 mijë banorë

6 Gusht, 2025 5:20 pm
‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga: Ndihem..
Kryesore

Hagë/ Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit. Pretendimet e gjyqtares

6 Gusht, 2025 2:23 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

“Ua blenë votën me 100 €”/ Berisha: Pensionistët shqiptarë më pak të paguarit në..

6 Gusht, 2025 2:07 pm
E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës
Kronikë

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

6 Gusht, 2025 2:04 pm
Para
Për cilën skuadër bëjnë tifo në Botëror politikanët shqiptarë?

Për cilën skuadër bëjnë tifo në Botëror politikanët shqiptarë?

Kujdes! Pamje shqetësuese/ Nxirret një trup i pajetë në bregdetin e Durrësit

Kujdes! Pamje shqetësuese/ Nxirret një trup i pajetë në bregdetin e Durrësit

Arsyet pse meshkujt i pëlqejnë brunet

Arsyet pse meshkujt i pëlqejnë brunet
















TE FUNDIT

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë
6 Gusht, 2025

Shumë banorë të Gazas, të dobësuar nga uria, kalojnë çdo ditë nëpër një peizazh të shkatërruar për të mbledhur ujin...

Lexo më shumë

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
6 Gusht, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin pranë uzinës së Poliçanit, duke avancuar me shpejtësi në drejtim të zonës C, ku...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
6 Gusht, 2025

Donald Trump synon të takohet personalisht me Vladimir Putinin që javën e ardhshme, raporton New York Times, duke cituar dy persona...

Lexo më shumë

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
6 Gusht, 2025

Në një mesazh drejtuar popullit ukrainas, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia duket “më e gatshme” të vazhdojë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com