Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur ditën e sotme në Kuvend për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për Qendrat Kulturore.
Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Bushati theksoi se marrëveshje të këtij lloji nuk i interesojnë shqiptarëve në Maqedoni.
Bushati tha nga foltorja e Kuvendit, se miratimi i kësaj marrëveshjeje do ishte njësoj si të “shkoje tek rrobaqepësi për të marrë një kostum për dy persona të ndryshëm.”
“Gabimisht me këtë marrëveshje mund të barazohet statusi i pakicës kombëtare dhe statusin e komunitetit shtet formues që janë shqiptarët në Maqedoni. Kjo është shqetësuese pavarësisht progresit që është bërë në respektimin e të drejtave në shtetin fqinj. Është njësoj si të shkosh tek rrobaqepësi për të marrë një kostum për dy persona të ndryshëm. Nuk mund të bëjmë marrëveshje këtu që nuk i interesojnë shqiptarëve në Maqedoni”, tha Bushati./ Opinion.al