Kryesore

Bushati jashtë listave të PS? Rama:Ylli është skuadra, s’flas për individë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:38 - 08/03/21 |
Opi Nion

Gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste kreu i kësaj force politike, Rama  ka folur edhe për kandidimin në listat e zgjedhjeve të 25 prillit, të ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Teksa është pyetur për ish-ministrin Bushati, Rama ka thënë së në këtë betejë elektorale ylli është skuadra dhe jo individi.

Gazetarja: Ditmir Bushati nuk do të jetë pjesë e listave, besoj do të konfirmohet

Edi Rama: Në këtë betejë ylli është skuadra dhe unë flas vetëm për skuadrën nuk flas për individë.

Gazetarja: Meqë ju vetë e keni cilësuar si ministër yll

Rama: Patjetër, por  skudara e Partisë Socialiste është shumë më tepër se skuadra e deputetëve kështu që besoj se të gjithë kanë shum për të dhënë dhe ata që kanë dhënë më shumë do të marrin më shumë. Kështu që besoj se të gjithë do të bëjnë kështu, sepse ka një kohë për të marrë ka dhe një kohë për të dhënë ./Opinion.al

Pas