Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bushati i përgjigjet Sali Berishës: Mos e hap muhabetin e detit se do nxijë “faqja jote e zezë”

2018/01/31 at 4:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Diplomatët shqiptarë shëtitje me avion me paratë publike. Miliona lekë të abuzuara me bekimin e Ditmir Bushatit

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ashpërson tonet ku vjen puna të akuzojë Sali Berishën. Në një status në twitter në përgjigje të ish-kryeministrit për kufirin detar, Bushati shkruan:

“Sali! Unë jam dega e një trungu që s’u përkund kurrë në 500 vjet histori. Mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë! Kjo qeveri ku kam nderin të jem, do rikthejë dinjitetin që ti i’a shkele Shqipërisë e do hapë një faqe të re partneriteti strategjik me fqinjin”.

Më poshtë edhe statusi në facebook i Sali Berishës

Rama heq mbathjet dhe i fal Greqise fushat me te medha te gazit dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut!


Te dashur miq, pasi anulloi me vendim 100% korruptiv te Gjykates Kushtetuese dhe 100% per llogari te pales se trete Marreveshjen e Detit me Greqine, te bazuar ne traktatin e detrave “Montego Bay”, Edi Rama ne fshehtesi dhe mungese transparence te plote ka arritur marreveshjen e tij per detin, ne te cilin i ka falur Greqise as me shume dhe as me pak se sa fushat me te medha te gazit dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut, te cilat, qe kur eshte themeluar shteti shqiptar kane qene territor i tij.

Arritjen e kesaj marreveshje, ne te cilen Shqiperia humbet te pakten 1 mije km katror siperfaqe detare, Edi Rama e mbajti ne fshehtesi te plote dhe shqiptaret e moren vesh arritjen e saj nga informimi qe beri ne parlamentin e vendit te tij ministri i jashtem grek Nikos Kotzias, i cili deklaroi se me marreveshjen e arritur Greqia zgjeron me 12 milje ujerat e saj territoriale.

Pas kesaj deklarate Rama nxori Diteziun per te deklaruar dhe mashtruar shqiptaret se marreveshja eshte dhe do jete ne perputhje me vendimin e Gjykates Kushtetuese, dhe Rama vete pohoi se marreveshja me Greqine eshte arritur, pa sqaruar cila ishte kjo marreveshje por pa pergenjeshtruar, dhe indirekt duke pranuar ate qe deklaroi ministri i jashtem grek ne parlamentin e vendit te tij.

Cilido qe di te lexoje deklaratat e mesiperme e ka te qarte se marreveshja eshte arritur dhe se Edi Rama ka pranuar harten e pales greke, ne te cilen, sipas burimeve te sigurta, perveç zgjerimit ne 12 milje te kufirit detar te Greqise, Rama i fali vendit fqinj fushat me te medha te gazit por dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut.

Pas shperthimit te skandalit Rama dergoi mbreme ne Opinion nje çakall qeveritar te denatyruar nga vjedhja, me qellimin e vetem t’iu thoshte shqiptareve se te gjitha tezat greke antishqiptare per luften italo-greke jane te verteta prandaj dhe marreveshja e tij bazohet mbi keto te verteta dhe eshte e drejte.

Sipas ketij sharlatani apatrid shqiptaret nuk kishin luftuar ndonjehere. “Ku luftojne shqiptaret, ata nuk luftojne”, – perseriste ai si refren ne llogorene e tij te panderprere. Keshtu, sipas tij Skenderbeu nuk eshte shqiptar sepse nenen e kishte serbe dhe Gjoni ishte diku nga Azia, dhe se Kruja nuk ndodhet ne Shqiperi por ndodhet diku ne Serbi apo Dagestan.

Sipas çakallit te Rames, Karmahmut Pasha nuk eshte shqiptar dhe Shkodra dhe rrethimet e saj nuk jane dhe nuk kane ndodhur ne Shqiperi, as dhe Ali Pashe Tepelena nuk ka ekzistuar apo eshte grek sepse flinte me Vasiliqine.

Sipas tij shqiptaret nuk kane luftuar ndonjehere dhe ata nuk luftojne sepse lufta e Vlores e vitit 1920 nuk ka ekzistuar, apo se Italianet nuk u perzune nga Vlora sepse nuk ishin aty fare apo iken vet.

Po sipas ketij oligocefali, qe perdor valet e publikut per te fyer nje komb te tere, shqiptaret nuk luftuan ne Luften e Dyte Boterore dhe nuk u renditen ne anen e fituese apo, edhe nese u renditen kete e bene aletatet anglo-amerikan Çurçilli dhe Ruzvelti per dashurine qe kishin per diktatorin Hoxha.

Shqiptaret nuk luftojne dhe ku kane luftuar ata ndonjehere, thoshte kjo karrikature e Jorgo Zografit, se nuk bene ata luften e fundit çlirimtare ne Europe dhe nuk rane per tu bere te pavdekshem mbi 2000 syresh per çlirimin e Kosoves.

Te gjithe kete urrejtje dhe histeri ndaj shqiptareve ky çakall i Edi Rames e beri vetem e vetem ne funksion te marreveshjes se re te Edvinit, ne te cilin ai hoqi te mbathura dhe çdo gje dhe doli me lakuriq se kur shetiste cullak hipur mbi gomar buze liqenit artificial te Tiranes ne vitin 1995.

Keshtu, pasi volli e volli ne studio ndaj shqiptareve dhe asgjesoi historine e tyre, Edvin Kristaq Rama me zedhenesin e tij koprolalik deklaroi dhe mbrojti nje per nje te gjitha tezat greke per fajsine e shqiptareve ne konfliktin italo-grek, teza dhe pretendime te cilat u hodhen poshte njehere e pergjithmone nga Konferenca e Paqes se Parisit, ne te cilen Shqiperia u rendit me vendet fituese aleate dhe jo vendet e humbura siç deshironte Greqia.

Sipas Edi Rames dhe çakallit te tij Artan Lame, te denatyruar nga vjedhja, Shqiperia eshte pale kunder Greqise ne luften Italo-greke sepse nuk ishte vend i pushtuar dhe se 7 prilli nuk ka ekzistuar madje se shqiptaret kishin shtet, kishin mbret dhe kurore dhe Viktor Emanuele dhe Jakomoni nuk ishin italiane por shqiptar ne 30 breza.

Sipas Rames dhe Plushkinit te tij, batalionet shqiptare, te cilat ne luften italo-greke dezertuan nga fronti dhe u shnderruan ne nje faktor te rendesishem te disfates se pushtuesve italiane, nuk dezertuan per te demtuar pushtuesit italian por thjeshte se shqiptaret nuk luftojne.

Te dashur miq, le t’ju bejme thirrje te gjithe atyre qe ndjehen shqiptare, ndryshe nga Edvin Kristaq Rama dhe klika e tij qe qe po bene tregti per karrigen e tij me pasurite me te medha kombetare, te behemi gati per mbrojtjen e tyre duke permbysur sa me pare narkoshtetin e tij! sb

Etiketa: ditmir bushatimarreveshja me greqinesali berisha


Ju sugjerojmë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
Aktualitet

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

22 Nëntor, 2025 11:06 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

22 Nëntor, 2025 10:48 am
Para
Berisha: Rama hoqi mbathjet dhe ja dha grekut, përveç detit Greqia merr fushat e gazit dhe naftës

Berisha: Rama hoqi mbathjet dhe ja dha grekut, përveç detit Greqia merr fushat e gazit dhe naftës

Bylykbashi: Nuk jemi tërhequr nga votimi elektronik

Bylykbashi: Nuk jemi tërhequr nga votimi elektronik

Klea Huta tregon momentin më të tmerrshëm në jetë: Desh vdiqa

Elgiti poston foto nga shtrati me Klea Hutën
















TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com