Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bushati flet për pakt kombëtar: Të dalim nga labirinti i vetëmashtrimit

2019/09/30 at 6:16 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bushati flet për pakt kombëtar: Të dalim nga labirinti i vetëmashtrimit

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se vendimi i kushtëzuar i Bundestagut gjerman në lidhje me çeljen e negociatave duhet shërbejë si nxitës për ngritjen e një platforme të cilën ai quan  Pakti Kombëtar për Europën.

“Një Pakt Kombëtar për Europën që shtrihet përtej kushtëzimeve të Bundestagut gjerman sepse po të lexojmë dokumentin, dokumenti nuk ka të bëjë thjesht vetëm me fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe punën konkrete për hapjen e kapitujve për anëtarësim, por është një dokument që do ta shoqërojë deri në fund procesin e anëtarësimit të Shqipërisë” deklaroi Bushati.

Në një intervistë për DW, Bushati tha se pavarësisht kushteve është e rëndësishme që të ndërtojmë një shoqëri europiane dhe nënvizoi kritikën e tij për mënyrën se si është trajtuar procesi dhe theksoi që është e rëndësishme që të dilet nga “labirinti i vetëmashtrimit”.

“Besoj është nevoja e brendshme jona për të ndërtuar një shoqëri europiane këtu. Për të ndërtuar një shoqëri të së drejtës dhe jo një shoqëri tregu; për të ndërtuar një shoqëri që bazohet tek ekonomia e dijes dhe jo një shoqëri që bazohet tek krahu i lirë i punës; për të ndërtuar një kapitalizëm demokratik ku i jepet mundësia secilit të ofrojë më të mirën dhe jo një kapitalizëm grabitqar. Deri tani, për fat të keq, ne këtë proces e kemi trajtuar si një çështje kushtëzimesh dhe shumë pak e kemi trajtuar si një çështje që ka të bëjë me standardet e prekshme të jetës tonë në praktikë. Prandaj mendoj se sa më shpejt që të dalim nga labirinti i vetëmashtrimit, aq më shumë do të kemi mundësi për t’i ofruar qytetarëve tanë një perspektivë të prekshme në këtë drejtim” tha Bushati.

Ish-ministri i jashtëm foli edhe në lidhje me rastin e Shkodrës dhe pozitën e tij brenda Partisë Socialiste. Ai kritikoi në mënyrë ‘diplomatike’ sistemin të cilin e quajti ‘virus’ nëpërmjet të cilit njerëz me të shkuar problematike depërtojnë në instancat e larta. Sipas tij ky fenomen zgjidhjet duke nxitur garën brenda partisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve duke lënë të kuptohet se një gjë e tillë deri tani ka munguar. Më tej ai theksoi se vetëkorrigjimi i partive në pushtet është i domosdoshëm pasi në këtë mënyrë shmangin vetëshkatërrimin. Qëndrimin alternativ nga kryesia e PS, Bushati e cilësoi si një kontribut brenda partisë dhe mohoi një plan të tijin për ngritjen e një lëvizjeje të re.

“Fakti që kjo lloj “sëmundjeje”, ky lloj “vesi” nuk është trajtuar në rrugën e duhur duhet të na shtyjë të mendojmë që jeta politike në Shqipëri ka nevojë për një reformë më të madhe. Ne nuk duhet të kemi frikë nga gara, në radhë të parë brenda partive tona politike, sepse një garë në politikë përkthehet në më shumë garë në jetën ekonomike të vendit dhe më shumë garë në jetën publike. Prandaj mendoj që reformimi i mëtejshëm i jetës politike do të jetë një “ilaç” edhe për këtë “virus” që ka prekur politikën.

Fakti që sot për sot kam artikuluar jo vetëm brenda strukturave të Partisë por edhe publikisht disa qëndrime që mund të perceptohen si disi të ndryshme me qëndrimet e udhëheqjes së Partisë Socialiste nuk do të thotë që kam një projekt tjetër përveçse kontributit brenda Partisë Socialiste. Unë besoj se vetëkorrigjimi është një proces fiziologjik i domosdoshëm për çdo forcë politike, sidomos kur je në vitin e shtatë të qeverisjes sepse vetëkorrigjimi do të parandalonte një lloj vetëshkatërrimi” deklaroi Bushati. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Para
Albanian Highway Concession 45 milionë Euro investime në “Rrugën e Kombit”

Albanian Highway Concession 45 milionë Euro investime në “Rrugën e Kombit”

Xhafaj: Duhet strategji për tërmetet. Spiropali: Qeveria mori masat

Xhafaj: Duhet strategji për tërmetet. Spiropali: Qeveria mori masat

Presidenti Trump sugjeron arrestimin e kongresmenit demokrat për “tradhti”

Presidenti Trump sugjeron arrestimin e kongresmenit demokrat për "tradhti"

TE FUNDIT

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com