Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bushati-Çili përplasen në TV: Hajdutët si ty do ekzekutohen

2017/01/20 at 11:02 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Bushati-Çili përplasen në TV: Hajdutët si ty do ekzekutohen

Analisti Andi Bushati dhe botuesi Henri Çili janë përplasur mbrëmë në studion e ‘Të Pa Ekspozuarit’ në ‘News24’. Ata kanë debatuar në distancë përmes shkrimeve prej disa muajsh por mbrëmë kanë qenë ballë për ballë ku nuk kanë kursyer akuzat dhe sharjet për njëri-tjetrin.


DEBATI

Fatos Lubonja: Unë jam ndër ata që e kam mbrojtur tezës se reforma në drejtësi nuk e shpëton Shqipërinë. Dhe referoma e konceptuar si Edi Rama ka qenë instrument për të kapur drejtësinë, se sa për ta shpëtuar. Kështu që në këtë aspekt, Rama si politikan ka pasur nevojë për para dhe mbështetje dhe për të hequr dështime të vetat, i ka përdorur këto lidhje, qoftë me Sorosin. Paratë janë dhënë nga Sorosi, ndaj janë të lidhur me ato para. Këtu u përfshi dhe Ambasada e SHBA. Gjithë kritika që duhet t’i bënim reformës në drejtësi, nuk duhet të ndaleshim vetëm tek Sorosi. Se nuk mendoj se e bëri Sorosi për…Sorosi ka më shumë besim tek Rama se sa tek Berisha. Këtu mungojnë aktorët e tjerë. U dha dhe mbështetja amerikane. Rama ka përdorur këtu padyshim kompleksin qe ne kemi ndaj ambasadorëve. Të gjithë kanë tentuar ta bëjnë këtë. Përgjegjësi për mua është e Fondacionit, këtu dhe jo atje. Fondacioni, një nga detyrat që ka..thonë se është Çili atje.

Ylli Rakipi: Nuk është më Çili, por është Remziu drejtori i Bordit.

Fatos Lubonja: Ti shiko gjendjen e mediave. Dhe thuaj a ka apo jo rol Sorosi..

Henri Çili: Po si mund t’i kërkohet llogari një personi privat mor Fatos. Kjo është çmenduri. Kemi ndërruar sistemin, more. Si mund t’i kërkojmë ne llogari Fondacionit se si shkojnë punët në Shqipëri.

Fatos Lubonja: E thashë dhe unë që se ka shkatërruar Shqipërinë fondacioni. Fondacioni Soros bën një projekt për reformë në media apo drejtësi, e njëjta gjë është. Pyetja që mund të bësh është: E bëri pa vetëdije, apo se është e kapur?

Ylli Rakipi: Cila është kjo shoqëri civile? A mund të më renditësh disa emra në këtë shoqëri civile në këto 25 vite?

Henri Çili: Në kohë të ndryshme, për çështje të ndryshme ka emra të respektuar. Lubonja është një prej tyre. Sorosi as ka ndonjë detyrë ndaj Shqipërisë. Ke ambientalistë të shquar, ke profesor Puton. Bordet e Sorosit nuk kanë pasur kurrë politikanë. Ata duhet të kenë përfaqësues të ndryshëm, artistë, gazetarë dhe i ka rënë ndonjë biznesmeni. Këtu njoh intelektualë dhe gazetarë që nuk e pranojnë lirinë e tjetrit. Unë jam një media mjaft e vogël për shkak të karakterit të inkoherencave të ideve. Por Bushati nuk më njeh të drejtën si financues i kësaj media, që nuk është me fitim. Pas tre viteve të para u falimentua firma dhe u shndërrua në donacion. Gazeta Mapo me shumë të deklaruara, të përcaktuara. Ky (Bushati) nuk e njeh të drejtën e donatorit të gazetës Mapo që të përcaktojë linjën editoriale. Këtë gjë se kam ndërruar asnjëherë. Nëse aktorët politik ndryshojnë idetë, ky është koncept tjetër. Rasti i Alfred Lelës, nuk dua të flas, nuk ka lidhje dhe kjo. Prova është kjo, qoftë ish-drejtori Zheji apo ish-drejtori Lela kanë pasur një ftesë për të pasur një rubrikë në Mapo. Alfred Lela i kishte idetë e tjera. Mapo nuk ka ndryshuar linjë editoriale. Që kur filloi Lela dhe kur ishte drejtor Zheji, kishte të njëjtën linjë. Rasti e do që ta bëj dhe vetë në këtë fazë, duke pasur dhe zanatin e gazetarit.

Andi Bushati: Unë them që fabula që ngre Çili, që ‘unë i qëndroj besnik ideve të mia liberale është fabul mashtruese’. Pse e them këtë? Unë për të sqaruar pozicionin, jam edhe kundër politikave ultra-liberale në këtë vend që mund ta çonin para Shqipërinë. Por, të jesh baladin i teorive ultra-liberale dhe të kërkosh një mandat tjetër për Sali Berishën, mua më duket se përdhos vetveten. Berisha në politikën e vet të përditshme, si ka vepruar me privatizimet klienteliste që u jepte mediave më afër, ka qenë anti-liberal i madh. Edhe kur kritikonte pronarët e mediave që laheshin në vaska floriri, vetëm se Top Channel e kishte kundër. Pra, i gjithë mandati 8 vjeçar i Berishës ka qenë anti-liberal dhe prapë ju kërkonit votë pro tij. Kalojnë tre muaj dhe bëheni me një gjasme liberal si Edi Rama që po sillet si padron Putinist që cakton se kush do i marr tenderat, koncensionet. Nëse do ishit liberal të vërtetë, armiq të vërtetë do ishin Saliu dje dhe Rama sot. Kjo diskrediton gjithçka nga pika e parë. Gënjeni kur thoni se vendimet merren në bord. Fati e solli se keni qenë mbështetës i Sali Berishës deri ditën e fundit vetëm se ishte në pushtet dhe tani je i Ramës po ashtu. E keni thënë 4 ditë më parë në një intervistë se politikat editoriale i vendos unë: pronari. Kjo është çmenduri, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Henri Çili u nda me Zhejin apo Lelën për arsye kontraktuale? Por 8 vite në pushtet të Berishës dhe 4 vite të Ramës si nuk u largua një njeri që ka qenë pro qeverisë, por vetëm me këto kleçka kontraktuale.

Henri Çili: Bushat, unë nuk i njoh fare rastet e tjera dhe s’kam për detyrë t’i njoh. Ti gjykon në të njëjtën mënyrë si sipërmarrësit që marrin lejë ndërtimi, apo tendera. Janë shumë të respektuar, se dikush duhet t’i marri. Sali Berisha në 2005-2013 solli disa elemente liberalë, QKR, taksimi progresive, privatizimi, dhe shumë gjera të tjera. Unë e kam mbështetur për atë. Privatizimi mund të dështojë disa herë. Unë mbështes çdo privatizim.

Andi Bushati: Edhe kur bëhet nga një hajdut privatizimi? Këtë thuaj.

Henri Çili: Unë jam ndeshur publikisht me Ramën në 2013 për elementët komplet populist. Dështimi i social-demokracisë më gëzon. I kam mbështetur hapat e Ramës në tregun e energjetikës, arsimit. Duhet të shkosh tek SYRIZA ti.

Andi Bushati: E di ça absurdi ke arritur? Ke mbështetur një njeri që sipas teje (Rama) ka gënjyer shqiptarët në fushatë, dhe ju po mbështesni një mashtrues. Ti je mashtrues. Është absurde fabula juaj Çili. Fabula juaj është absurde.

Henri Çili: E kundërshtoj fort Lulzim Bashën për rënien në prehën e politikave populiste dhe në ndikimin e ideve idiote të tuat dhe Lubonjës.

Lubonja: Ç’pate mo, ç’pate.

Andi Bushati: Në çdo rast ke akuzuar opozitën.

Henri Çili: Unë mbështes idetë dhe jo njerëzit. Unë mbështes idetë dhe jo idiotësirat e tua për jetën publike.

Andi Bushati: Ky është rreziku, këto janë politika mashtruese dhe jo Sorosi. Ke mbështetur vetëm njerëzit dhe jo idetë.

Henri Çili: Nuk e ke me mua dhe me ata të koncesioneve, por me ata të lirive. Je me Syrizën. Masat që janë liberalizuese.

Andi Bushati: Me gardistët në 21 janar, me hajdutët në Rilindje. Vetëm ty të ka ndodhur kjo.

Henri Çili: Viktimat e 21-janarit ishin viktima krejtësisht të kota sepse zgjedhjet e provuan në Shqipëri që ishte e hapur mundësia e ndryshimit demokratik me votë.

Andi Bushati: Me politikat që ndjek duhet të ishe futur në LSI…se me gardistët në 21 janar, me hajdutët në Rilindje, vetëm ty të kanë parë shqiptarët.

Henri Çili: Dhe hiperbola juaj që këtu ka rrezik përgënjeshtrohet menjëherë…

Andi Bushati: Ti je rreziku

Henri Çili: Patjetër liberalizmi është rreziku jot.

Andi Bushati: Anti-liberali më i madh. Një karikaturë e liberalizmit. Do të respektoja si liberal.

Henri Çili: Nuk kthehen më komunistët e tu Bushat…

Andi Bushati: Komunistët nuk kthehen por hajdutët si ty do ekzekutohen

Henri Çili: Kjo është akuzë. Hajdut mund të jesh vet…po nuk e di a je, dhe s’po të akuzoj kot.

Fatos Lubonja: Në këtë fashizëm që po ndodh, kontrollet e gjithë pushteteve. Edi Rama kontrollon dhe artistët, edhe ekspozitat i bën te kati i parë i kryeministrisë. Këtu shteti kontrollon gjithçka.

Henri Çili: Mua nuk më kontrollon

Fatos Lubonja: Ty s’të kontrollon se ti je vetë pushteti. Ty ta tha Bushati. Ti e ndërrove dhe shkove te pushteti tjetër.

Henri Çili: Nuk ndërrova asnjë pikëpamje.

Fatos Lubonja: Ti veprimet i ke komplet në kundërshtim me pikëpamjet.

Henri Çili: Asnjë pikëpamje dhe asnjë veprim nuk kam ndryshuar.

Fatos Lubonja: Ti je fashist ekonomik, nuk je liberal.

Henri Çili: Jam për liberalizmin ekonomik, për konkurrencën, jam kundër sektorit publik, jam pro privatizimeve, pro-partneritetit publik privat, pro konkurrencës, kundër taksës progresive.

/Balkanëeb.com



Ju sugjerojmë

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Para
Ngjarje e rëndë tek Fresku, zjarri në ashensor i mori jetën një nënë të re

Ngjarje e rëndë tek Fresku, zjarri në ashensor i mori jetën një nënë të re

Bleona Qereti e ftuar në ballon inaguruese të Presidentit Donald Trump

Bleona Qereti e ftuar në ballon inaguruese të Presidentit Donald Trump

Rama shkon tek të përmbyturit e Fushë-Krujës: Edhe unë drejtoj një “shtëpi” të varfër. Ç’a i bëri Saliu këtij vendi s’ia bëri Sulltani

Votimi elektronik/ Rama: Kërkesa e opozitës e parealizueshme, por le tu hapim derën...
















TE FUNDIT

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të...

Lexo më shumë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
14 Maj, 2025

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, ku deputeti demokrat nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për fituar edhe...

Lexo më shumë

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
14 Maj, 2025

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin,...

Lexo më shumë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
14 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi në seli drejtuesit politikë të qarqeve pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com