Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 17:20 në lagjen Sheq i Madh.
Një 29-vjeçar i identifikuar si Demokrat Medinaj pas debatit në familje ka goditur me thikë disa herë gruan e tij Irvana Medinaj.
Goditjet kanë qenë fatale për gruan që ka ndërruar jetë në vend, ndërsa 29-vjeçari u arratis duke u larguar nga shtëpia.
Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit./ Opinion.al