Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kamëz. Mësohet se pas një sherri në familje, burri ka plagosur me mjet të fortë bashkëshorten e tij.
Sipas informacioneve, gruaja është qëlluar në shpatull, ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin, F.K., 56 vjeç.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.07.2020, rreth orës 22:00, në Bathore, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F.K., ka goditur me një mjet të fortë në shpatull bashkëshorten e tij duke e dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën.
Shtetasi F.K., 56 vjeç, u shoqerua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. / Opinion.al