Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burri prek të rinjtë në vendin intim në urbanin e Tiranës në mes të dhjetëra pasagjerëve

2022/10/04 at 9:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Burri prek të rinjtë në vendin intim në urbanin e Tiranës në mes të dhjetëra pasagjerëve

Me anë të një regjistrimi të fshehtë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan denoncon një person, i cili ngacmon seksualisht duke prekur në vende intime të rinjtë.

Bëhet fjalë për një burrë, i cili nga video duket se është rreth 30 vjec, i cili prek me duar pa u shqetësuar qytetarët meshkuj që përdorin autobusin urban në linjat te Rruga e Elbasanit.

Një qytetar tregon, se djali i tij 16-vjeç kishte vajtur i traumatizuar në shtëpi, pas një incidenti të tillë.

Prindi: Unë jam prind. Kam një djalë 16 vjeç, i cili duhet të shkojë në shkollë dhe bën vazhdimisht rrugën me autobus, pasi nuk i kemi kushtet për të pasur një makinë. Ai përdor linjat që kanë aktivitetin e tyre në rrugën e Elbasanit. Më ka ardhur një ditë i tronditur në shtëpi dhe ndaj kam vendosur që të vij e të shpreh këtë shqetësim. Djalin tim e kanë ngacmuar, si ta them, më vjen pak zor,por e ka ngacmuar dikush në pjesët intime.

E kam pyetur. Në fakt, ka qëndruar i mbyllur. Megjithatë, mua më ka treguar se bëhet fjalë për një çun të ri, i cili, siç më ka thënë djali, është tullac, rreth 30 e ca vjeç, ndoshta 36 ose 37, që e ka prekur në vendet intime. Nga turpi, djali im nuk ka lëvizur, por ka vazhduar rrugën dhe kur ka ardhur në shtëpi, më ka thënë që ndihet shumë i prekur nga kjo situatë, se mos ndoshta e kanë parë njerëzit e tjerë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, si prind, desha që gazetarët të shkojnë në këtë rrugë për të kapur këtë person. Shpresoj shumë që emisioni juaj ta kapë këtë person, që ai të bëhet shembull, që të mos ngacmojë djem që janë në moshën e djalit tim, por edhe meshkuj të tjerë.

Nisur nga këto të dhëna që dha qytetari dhe pasi emisioni “Stop” pa se si personi në fjalë ngacmon qytetarët, inflirtoi agjentin e emisionit investigativ, i cili përdori autobusin urban për të verifikuar situatën.

Me autobusin urban në ecje mes dhjetëra njerëzish që ndodheshin në këtë mjet dhe pasi ngacmoi seksualisht një të mitur guxon dhe afrohet tek agjenti i emisionit “Stop” të cilin po ashtu e prek në vendet intime me gjakftoftësi dhe pa bërë asnjë zë.

Pasi urbani ndalon në stacionin e radhës në qendër të kryeqytetit, ai zbret dhe i pashqetësuar largohet sikur të mos ketë ndodhur asgjë./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
Bota

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

16 Janar, 2026 10:18 am
Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në  “Awards Business Trend 2025”
Aktualitet

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në “Awards Business Trend 2025”

16 Janar, 2026 9:49 am
Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
Bota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

16 Janar, 2026 9:16 am
Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

16 Janar, 2026 8:47 am
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja
Kronikë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja

16 Janar, 2026 8:40 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 janar 2026

16 Janar, 2026 8:39 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi,16 janar 2026

16 Janar, 2026 8:38 am
Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
Para
I vjedhin celularin, policia gjen telefonin, por humb në Prokurori

I vjedhin celularin, policia gjen telefonin, por humb në Prokurori

Çfarë duhet të dini? Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Çfarë duhet të dini? Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Përfshihet nga zjarri makina në Tepelenë

Përfshihet nga zjarri makina në Tepelenë

TE FUNDIT

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
16 Janar, 2026

Vitin e kaluar, në kufijtë e jashtëm të BE-së u regjistruan dukshëm më pak kalime të parregullta kufitare sesa në...

Lexo më shumë

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në “Awards Business Trend 2025”

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në  “Awards Business Trend 2025”
16 Janar, 2026

Tashmë i kthyer në një traditë vjetore Trend Awards është eventi më i madh i  dedikuar bizneseve shqiptare në të...

Lexo më shumë

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota
16 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi hapur dje se do të zbatojë “ Aktin e Kryengritjes ” për...

Lexo më shumë

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës
16 Janar, 2026

Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të madhe të tokës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com