Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Fushë-Krujë ku një 56-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij pas një sherri për motive të dobëta.
Autori Ramazan Rama, 56 vjeç, banues në Fushë-Krujë është arrestuar. Bashkëshortja me iniciale Q.R., 53 vjeç është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nga ku po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 të ditës sotme.