Një burrë i ka dhënë fund jetës ditën e sotme duke u mbytur në lum. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Burime nga policia thanë se në mëngjes, rreth orës 08 :45, është marrë njoftim se në fshatin Zues në Shkodër, në breg të lumit Buna, është gjetur i mbytur në ujë 62-vjeçari me inicialet N. S.
Nga ekspertiza paraprake rezulton se viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e depresionit.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.