Një person i ka vënë zjarrin vetes me benzinë ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” të qytetit, afër Kryqëzimit të Luleve.
Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulanca.
Personi që tentoi të vetëdigjet, është dërguar në spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.